Spitali-jetimore në Japoni/ Mjekë e infermierë kujdesen për fëmijët e braktisur

22/07/2022 14:01

Për 15 vjet, spitali Jikei ka qenë i vetmi vend në Japoni ku një fëmijë mund të braktiset në mënyrë anonime dhe të sigurt.

Spitali në rajonin e Kumamoto ofron gjithashtu një linjë telefonike për këshilla suporti shtatzënisë 24/7 dhe programin e vetëm të “lindjes konfidenciale”, të cilat e kanë bërë atë objektiv kritikash.

“Roli më i rëndësishëm që ka luajtur sistemi ynë deri më tani është të sigurojë një lloj mjeti të fundit për gratë e paragjykuara nga shoqëria kur kanë një shtatzëni të papritur ose shtatzëni të padëshiruar. Motivimi i shoqërisë për t’i simpatizuar ose për t’i ndihmuar ato duket të jetë i ulët, në mos krejtësisht inekzistent”, thotë mjeku Takeshi Hasuda.

Mjeku shprehet se ata e kanë derën të hapur edhe për njerëz që vijnë nga vende shumë më të largëta.

“Ka gra që kanë turp, që vijnë dhe nga vende të tjera më të largëta, u duket sikur kanë bërë diçka të tmerrshme (duke mbetur shtatzënë) dhe janë shumë të frikësuara. Për këto gra, një vend si i yni që nuk ndalon askënd dhe i bën të mendojnë ‘edhe unë do të jem i mirëpritur’ ka shumë rëndësi.”.

Ndërsa Koiçi Mijatsu, një nga shumë fëmijët e lënë dikur në dyert e këtij spitali tregon se si jeta i ka ndryshuar që atëherë.

“Dita kur më lanë atje ishte dita kur filloi një kapitull i ri i jetës sime. Mendoj se ishte mirë që më lanë këtu sepse takova prindërit e mi aktual .Mund të më mungojnë ende disa pjesë për të kuptuar se kush jam, por jeta ime pas ardhjes në spital është shumë më e rëndësishme. Unë kurrë nuk do të di gjithçka për jetën time më parë, kështu që edhe nëse ka disa pjesë që mungojnë, nuk ndryshon rrënjësisht kush jam unë sot”.

Spital si ky në Japoni, ka edhe në Korenë e Jugut, Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara. Por ato janë ndaluar në disa vende, si Britania, dhe janë kritikuar nga OKB-ja për shkeljen e të drejtës së një fëmije për të njohur prindërit dhe identitetin e tyre.

Top Channel