E premte, 10 Dhjetor 2021
15:44
Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut shënon 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut, të premten (10 dhjetor) ka regjistruar 15 të vdekur nga COVID-19 si dhe 361 të infektuar, bazuar në testimin 4.982 mostrave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur, nga tre të vdekur janë regjistruar në Prilep dhe Manastir, dy në Gostivar dhe një në Kumanovë.

15:36
Tmerr në rrugë: Kamioni “copëtohet” nga përplasja, vdesin 54 emigrantë

54 të vdekur e me dhjetëra të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë rrugor në Meksikë, ku një kamionin është përplasur e rrokullisur pa i dhënë viktimave asnjë mundësi shpëtimi.

15:32
Ekspozita e piktorëve të peizazhit/ Grupi i Plein Air sjellin punimet e tyre në muzeun historik kombëtar

Për të shtatin vit radhazi piktorët e peizazhit, të grupuar nën emrin Plein Air, sjellin rrugëtimin e tyre nga veriu në jug të Shqipërisë nëpërmjet këtyre veprave të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar.

15:30
Rusët “te porta”, Biden i jep zemër Ukrainës: Keni të gjithë mbështetjen tonë

Edhe pse një ditë më parë e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë ushtarët e saj për të luftuar me trupat ruse, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.

15:26
Të rinjtë e suksesshëm/ Vlerësohen 12 më të mirët

Veç shqiptarëve që janë larguar drejt botës së madhe universale që ka vend për të gjithë, ka edhe të rinj që besojnë në zhvillimin e një shteti të ri si Shqipëria, të cilët kanë zgjedhur mes sfidave të përditshme të përpiqen të japin nga fuqia e tyre!

15:23
Protestat “gjunjëzojnë” Vuçiçin: Presidenti serb kthen dy ligje

Qeveria serbe është detyruar të tërheqë nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçiç.

15:23
Banorët shprehin rezervat ndaj Einxhelit: Nuk kënaqet asnjëherë

Mëngjesin e sotëm disa nga banorët kanë shprehur rezervat që kanë për një nga konkurentet e shtëpisë.

15:16
Veliaj dhe Al-Kuwari në kopshtin “Sunny Hill”, investimi i tretë i Fondit të Katarit

Kopshti Sunny Hill në zemër të Tiranës i rindërtuar nga e para pas rrënimit nga tërmeti ka përmbyllur treshen e investimeve përmes donacionit të Shtetit të Katarit, kontribut për Programin e Rindërtimit të nisur nga qeveria në nëntor të vitit 2019. Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri të delegacionit të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa bin Jassem Al-Kuwari, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur edhe në Kopshtin 42 në kryeqytet, i cili ka trefishuar kapacitetet duke u zgjeruar edhe me një çerdhe për vogëlushët e zonës së Bllokut, si dhe ofron sot kushte dhe hapësira moderne, për të cilat një kontribut të veçantë ka edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa me fondacionin e saj “Sunny Hill Foundation”.

15:16
Me dronë kundër hashashit/ Policia shqiptare dhe ajo italiane bëjnë bilancin

Kultivimi i kanabisit vazhdon të jetë një problem shqetësues për policinë shqiptare ndaj pala italiane që asiston vendin tonë me misione nga ajri propozon që veçkëtyre patrullimeve të shtohen patrullimet përmes droneve.

15:14
“Shumë shpejt do mbyllen sportelet”/ Rama në Shkodër, shpjegon bashkëqeverisjen

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Shkodrën për të promovuar dhe inkurajuar qytetarët në përdorimin e mekanizmit të Bashkëqeverisjes tashmë që është miratuar edhe si ligj.

15:11
Escobar: “Non Grata” vendim institucional dhe jo politik, PD do përballet me pasoja nëse e merr Berisha

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të qartë se çdo vendim mbi shpalljen “non grata: për funksionarë të lartë të shteteve të ndryshme, nuk është një vendim politik, por një përpjekje e përbashkët institucionale.

15:11
Ngacmonte seksualisht të miturat/ Arrestohet 59-vjeçari, kishte planifikuar takim me një vajzë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Predator”, si rezultat i të cilit ka rënë në pranga 1 shtetas që mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

15:07
Meta kthen ligjin e buxhetit/ Presidenti: Mungon transparenca. Borxhi shumë i lartë, buxhet antisocial

Buxhetin e vitit 2022 miratuar nga parlamenti, Presidenti Ilir Meta e ka komentuar si anti social dhe në të tilla kushte refuzoi dekretimin e tij.

15:05
Vlorë, rruga gjysmë e bllokuar/ Balta dhe gurët bllokuan dje rrugën Vlorë-Orikum

Normalizohet pjesërisht situata në aksin nacional Vlorë-Orikum pas rrëshqitjes së dherave të enjten në mbrëmje.

15:03
Dëbora zbardh Korçën/ Në zonat rurale është e vështirë lëvizja në rrugë

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiu e dëborës në lartësitë mbi 1100 metra.

15:02
Escobar: SHBA nuk bashkëpunon me Berishën, PD do të ketë pasoja

Zyrtari i lartë i SHBA-së, Gabriel Escobar këtë të premte është shprehur se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha merr drejtimin e saj.

15:01
Vritet biznesmeni në Laç/ Ish i dënuari u qëllua në makinë. 10 vjet më parë plagosi një të ri

Një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte në një atentat të organizuar vetëm pak metra larg banesës së tij në një fshat të Kurbinit.

14:49
“Nëse doni ta dini, hetoni”, Escobar për Berishën: Ku janë hetuesit dhe prokurorët vendas?

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’, ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

14:46
Lufta kundër trafikimit të kanabisit në Shqipëri/ Guardia di Finanza: Zero sasi droge e kapur në Itali

Në një konferencë të organizuar sot në Tiranë, Policia e Shtetit dhe drejtuesit e Guardia di Finanza të Italisë, bënë publike shifrat e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit.

14:44
“Non Grata e Berishës”/ Escobar: Një vendim institucional dhe jo politik

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur këtë të premte se vendimet për të shpallur një zyrtar apo ish zyrtar si të korruptuar janë vendime institucionale dhe aspak vendime politike, duke sjellë në vëmendjen rastin e dy ditëve më parë, me sanksionet ekonomike që iu vunë grupit serb në veri të Kosovës.

14:34
Escobar: Po nxisim europianët që t’ju shohin si partnerë. Shqipëria është pjesë e Europës me…

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar është shprehur se SHBA-të po nxisin Evropën që ta shohë Shqipërinë, ashtu siç e shohin ata, si partnerë të vërtetë.

14:31
Çfarë dihet për variantin Omicron

Prej disa javësh grupet kërkimore dhe institucionet shëndetësore po punojnë për të kuptuar nëse varianti Omicron është më i rrezikshëm se variantet e tjera të koronavirusit që janë shfaqur më parë dhe nëse vaksinat që janë në dispozicion aktualisht janë të afta të mbrojnë nga mutacioni i ri.

14:22
Konfirmohet nga agjenti, ylli francez drejt largimit nga United

Sulmuesi francez i Manchester United Anthony Martial dëshiron të largohet nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të transferimeve në janar, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë agjenti i lojtarit.

14:08
BE: Nuk ka vend për ta mohuar apo nënvlerësuar Masakrën e Reçakut

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

13:54
Shumë dëborë te Rruga e Arbrit/ Policia paralajmëron qytetarët: S’do lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë

Policia e Shtetit informon të gjithë qytetarët që për shkak të reshjeve të dëborës të rëna në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.

13:51
Dy në pranga në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

13:44
E quajti gjyqtarin hajdut, pezullohet për dy javë trajneri portugez

Komisioni i Disiplinës në Federatën Portugeze të Futbollit pezulloi me 15 ditë trajnerin e Portos Sergio Coinceicao për faktin se ky i fundit kritikoi ashpër arbitrat në një ndeshje të sezonit të kaluar mes “dragonjëve” dhe Belenenses.

13:40
Shkolla “Holberton” nga Silicon Valley hap regjistrimet edhe në Tiranë!

Hapet një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë dhe inovacionin, për t’i përgatitur ata për një punësim cilësor në tregun global të botës.

13:36
I bëri çunat të “flasin me vete”, fiziku i yllit portugez të lë pa fjalë!

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i njohur tanimë nga të gjithë për format e tij perfekte trupore.

13:11
Caktohet data e rigjykimit, Saimir Tahiri me 20 dhjetor rinis betejën me drejtësinë

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

13:08
Reshjet gërryejnë asfaltin, bllokohet qarkullimi në këtë zonë të Ishmit

Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar rëndë një nga akset rrugore të Ishmit në bashkinë e Durrësit.

13:04
Meta kthen për rishqyrtim ligjin “Buxheti 2022”, ja argumentet që jep

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”.

13:00
Gjirokastër/ Sekuestrohen mbi 2 mijë fara kanabisi, arrestohet babë e bir. Detajet e operacionit

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

12:45
Nesër mblidhet Kuvendi i thirrur nga Berisha/ Në stadiumin ‘Air Albania’ nisin përgatitjet

Ditën e nesërme (e shtunë, 11 dhjetor 2021) pritet që në stadiumin Air Albania të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

12:45
“Sportelet e Kadastrës do mbyllen”, Rama nga Shkodra: Brenda 1 minute, titulli i pronësisë do ju vijë në telefon!

“Sot nuk ka nevojë të shkosh në Kadastër për të aplikuar për një shërbim, prandaj dhe Kadastra do mbyllet si sportel, nuk do ekzistojë më”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur në Shkodër.

12:44
Macron papritur “i dashur” me Ballkanin: Prioritet i presidencës franceze, do e ndihmojmë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor.

12:37
Osmani “ia plas” hapur Serbisë: Donte të zhdukte popullin tonë, ne nuk harrojmë

9 dhjetori, dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, ishte për presidentin e e Kosovës, Vjosa Osmani një moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kanë kaluar dhe çmimi i lartë që paguan për lirinë.

12:33
Danimarkë, numri i rasteve me COVID-19 në nivel rekord në 3 ditët e fundit

Numri i rasteve me COVID-19 në Danimarkë ka vazhduar të jetë në nivel rekord në 3 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

12:31
“Drejtësi për vëllezërit kosovarë”, kongresmenët amerikane letër Joe Bidenit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pranuar kërkesën e disa kongresmenëve amerikane të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij.

12:30
Biden e siguron Ukrainën për mbështetjen amerikane

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.

12:29
Bajrami: Zidane modeli im, Shqipërinë e zgjodha me zemër!

Nedim Bajrami, mesfushori i Empolit dhe kombëtares shqiptare tregon sekretet e tij në një intervistë për Gazzeta Dello Sport. Që nga fillimet e tij në Zvicër, te modeli që ka dashur të ndjekë gjithmonë në karrierë, për ta mbyllur me zgjedhjen për të luajtur me kombëtaren shqiptare.

12:21
”Sikur të jemi stallë”, banorët debatojnë për pastërtinë

Banorët duken se nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për rregullin dhe pastërtinë në shtëpi.

12:19
Pasi na bënë të përlotemi gjatë spektaklit, Romeo bën dedikimin emocionues për Donaldin!

Ditën e martë “Big Brother VIP” vendosi banorët në një ‘grackë’ të madhe.

12:00
Përurohet shkolla “Lasgush Poradeci”/ Rama në inaugurim u jep përgjigje akuzave për fondet e rindërtimit

Falë një financimi nga Fondi i Zhvillimit të Katarit, Kombinati e ka të përfunduar shkollën Lasgush Poradeci në inagurimin e të cilës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

11:58
Aksident te mbikalimi i Maminasit/ Makina përplaset me murin rrethues, plagosen dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit.

11:52
Veliaj-Rama inspektojnë shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat: Shkolla më e madhe, më e fortë, më e bukur në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama inspektuan sot shkollën e re “Lasgush Poradeci” në Kombinat.

11:44
I dëmtuar nga reshjet e dëborës, OSSH: 23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fiderit Kelmend

Në qarkun e Shkodrës në 24 orët e fundit kanë vazhduar reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore kanë rifilluar edhe reshjet e dëborës.

11:42
Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike/ Drejtori Nano: Kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, e konfirmojnë edhe partnerët italianë

Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar një Konferencë e Përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit të Italisë, për përfundimin e procesit të monitorimit ajror të territorit të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

11:19
Rama mesazh kritikëve: Flisni për mld që i mori me një thes qeveria, por… Ja ç’thotë për projektin e lagjes së re të Kombinatit

Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij, në inaugurimin e shkollës së rindërtuar “Lasgush Poradeci”, në Kombinat, i ka adresuar edhe një mesazh të gjithë kritikëve, ose atyre që sipas tij “s’dinë se çfarë flasin”.

11:15
Aksion i policisë rrugore në Berat, arrestohen 3 shoferë, ‘ndëshkohen’ dhjetëra të tjerë

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Beratit ka vënë në pranga 3 drejtues automjetesh, nga të cilët, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për shkelje të qarkullimit rrugor.

11:08
Ekzekutimi i biznesmenit në Laç/ Po shkonte drejt vendit të ngjarjes, pëson aksident me makinë djali i viktimës

Qyteti i Laçit është tronditur nga një atentat mëngjesin e kësaj të premteje, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 55-vjeçari Rakip Rol, i njohur ndryshe dhe me emrin Pilot Roli.

11:00
Arrestohen 5 persona dhe 11 të tjerë procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar 11 të tjerë.

10:57
Rama: Do fusim mësimin e informatikës që në klasën e parë. T’i përgatisim të rinjtë për një treg global

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti mësimi i informatikës, sikurse edhe gjuha e huaj anglisht do të futen në sistemin shkollor që në klasën e parë.

10:54
Berat/ Nëna kallëzon në polici humbjen e djalit të saj: U largua që dje nga shtëpia…

Një grua nga Berati ka kallëzuar në polici, më datë 09 dhjetor, humbjen e djalit të saj.

10:50
Rama tregon planin për shkollat: Do t’i shërbejnë edhe komunitetit. Merr fund shqetësimi i prindërve për…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës së rindërtuar në Kombinat “Lasgush Poradeci”. Në fjalën e tij Rama u shpreh se tashmë shkollat e reja janë projektuar jo vetëm si ambiente ku nxënësit të kenë mundësi të marrin dije, por edhe t’i shërbejnë komunitetit.

10:45
Lojëra fati të paligjshme në lokal, 3 të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka goditur 3 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, ndërsa janë vënë nën pranga 3 persona.

10:31
Pak orë para Kuvendit të 11 Dhjetorit, Sali Berisha: Ejani në ‘Air Albania’, të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores

Ditën e nesërme (e shtunë, 11 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

10:24
Moti i keq në Shkodër, ja si paraqitet situata në këtë qark

Në qarkun e Shkodrës në 24 orët e fundit kanë vazhduar reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore kanë rifilluar edhe reshjet e dëborës.

10:13
Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bulqizë/ Si humbi jetën punëtori në fabrikën e kromit? Arrestohen tre persona

Ditën e djeshme humbi jeten 65-vjeçari Mustafa Kamishi, i cili punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë.

10:12
Del foto, ky është biznesmeni i ekzekutuar me kallashnikov në Kurbin, u qëllua për vdekje teksa po lëvizte me makinë

Personi në foto është biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në Saxhak të Kurbinit.

10:05
Audi “shoshë” nga plumbat, pamjet nga vendi ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi biznesmeni 55-vjeçar

Korrespodentja e Top Channel ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli mëngjesin e të premtes në Kurbin.

09:56
Rama viziton shkollën e rindërtuar “Lasgush Poradeci”/ I jep disa porosi Veliajt. Nuk i ndahet nxënësit deri sa bën kosh

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministërja e Arsimit, Evis Kushi dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë vizituar ditën e sotme shkollën e rindërtuar dhe të hapur për nxënësit “Lasgush Poradeci” në Kombinat.

09:55
Sekuestrimi i 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, reagon Meta: Tregues se hashashi në vend po prodhohet me ritme të larta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 1.5 ton kanabis 3 ditë më parë në Izmir të Turqisë, që vinte nga Shqipëria.

09:32
Vritet brenda makinës biznesmeni në Laç, para 10 viteve plagosi rëndë një 22-vjeçar

Një biznesmen materialesh ndërtimi u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte në një atentat të organizuar vetëm pak metra larg banesës së tij në një fshat të Kurbinit.

09:22
Moti i keq/ Në qarkun e Durrësit situata paraqitet pa probleme, por shkëputet energjia në disa zona

Gjatë orëve të natës dhe në orët e mëngjesit në qarkun e Durrësit ka patur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar, në shkallë qarku.

09:20
Biden: SHBA po bën përparim në betejën kundër COVID-19

Presidenti Joe Biden tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim në betejën kundër COVID-19 dhe se ishte një lajm i mirë që rregullatorët kishin zgjeruar pranueshmërinë për vaksinat përforcuese të COVID-19 tek moshat 16 dhe 17-vjeç.

09:13
Atentat me armë zjarri, vritet biznesmeni i njohur në Sanxhak! Po lëvizte me makinë kur u qëllua!

Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Kurbinit.

09:11
Reshjet gjatë natës/ Si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Reshjet që kanë rënë gjatë natës fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme në qarkun e Lezhës. Top Channel mëson se gjatë 24-orëve në këtë qark reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar, në rreth 40mm, në shkallë qarku.

09:07
2 ton ilaçe kontrabandë, arrestohet punonjësja e azilit, një në kërkim, “fshiheshin” pas shoqatës

Policia ka dhënë detaje rreth operacionit të koduar ‘Ndihmat’, në kuadër të cilit u sekuestruan 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit.

08:58
Vizita e Escobar në Tiranë, Yuri Kim: Tregoi fokusin e SHBA në luftën kundër korrupsionit!

Ambasadorja Yuri Kim, në përfundim të vizitës së zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë shprehet se, SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe integrimit në BE.

08:46
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, Shqipëria bën hapa pas, rritet rreziku

Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike raportoi indeksi global i shëndetësisë për vitin 2021.

08:37
Shqipëria po vuan nga monopoli në tregun e pagave, kompanitë e mëdha po ushtrojnë presion të mbajnë pagat e ulëta

Tregu i pagave në Shqipëri vitet e fundit ka filluar të vuajë nga fuqia e monopsonisë, me të cilën kompanitë e mëdha, ofruesit e mëdhenj të punësimit kanë rënë dakord të ofrojnë paga të ulta.

08:25
Sekuestrohen 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona/ Medikamentet me vlerë 119 mijë euro!

8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit dhe janë vënë në nën pranga 2 persona.

08:15
Ish-mbrojtësi i Holandës kritika për De Jong: Luan sikur ka mbi shpinë 50 kg patate!

Barcelona e këtij sezoni po vuan mungesën e rezultateve të cilat kanë bërë që blaugranat të jenë larg garës për titull në kampionat, por edhe jashtë Champions League teksa tashmë do të bëhen pjesë e Europa League.

07:53
Reshje dhe temperatura deri në 14 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

07:07
Tragjike! Përmbyset kamioni që transportonte emigrantë, 53 të vdekur

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po lëviznin është përfshirë në një aksident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Meksikës.

06:42
Vitamina e humorit të mirë/ Ushqimet e pasura që nuk duhet të mungojnë

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni. Studimet shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut.

06:16
Makthet e natës/ Zbuloni si ka ndikuar pandemia në ëndrrat tona

Frika për shëndetin, humbja e normalitetit, pasiguria financiare janë kthyer në një makth të frikshëm për një botë të tërë. Sikur të mos mjaftonte faktin që armiku ka një emër por është i padukshëm, COVID-19 ka mbirë edhe në ëndrra.

05:50
Pse duhet të pini një lugë vaj ulliri në mëngjes – Sekreti i jetëgjatësisë

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

05:15
Zbuloni 5 shenjat e horoskopit që nuk duan martesë

Ka njerëz që mezi e presin martesën, por edhe nga ata që ikin prej saj dhe nuk i tërheq aspak ideja.

03:46
Shkon mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 714 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 793 mijë e 228.

03:13
SHBA miraton dozën e tretë Pfizer për moshat 16-17 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi sot një dozë përforcuese të vaksinës kundërCOVID-19 nga Pfizer dhe BioNTech për moshat 16 dhe 17-vjeç, pasi zyrtarët shëndetësorë i bënë thirrje publikut të marrë një vaksinë shtesë për shkak të shqetësimeve për variantin ri Omicron.

02:44
Projekligji, Austria vendos gjoba për të pavaksinuarit

Personat që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit në Austri mund të përballen me gjoba që variojnë nga 600 deri në 3,600 euro (675 deri në 4,070 dollarë), sipas projektligjit të paraqitur të enjten.

02:22
EMA: Rastet e variantit Omicron më të lehta

Të dhënat paraprake sugjerojnë se rastet e variantit Omicron dukeN kryesisht të lehta, deklaroi sot kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Marco Cavaleri.

01:58
Shaip Kamberi kërkon zgjerimin e sanksioneve ndaj bashkëpunëtorëve të Veselinoviqit në Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij.

01:40
Kurti: Agjenda Digjitale 2030 do të jetë një nga pikat kyçe e strategjisë sonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit ndihmës administratore e UNDP-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura.

01:21
Osmani: Mbi 13 mijë të vrarë, Serbia kishe qëllim zhdukjen e popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë.

00:59
Bllokohet rruga Vlorë-Orikum/ Mjetet e bashkisë punuan rreth 6 orë për të larguar dheun që rrëshqiti në rrugë

Aksi kombëtar Vlorë-Orikum është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave që prej orës 17 të ditës së enjte.

00:44
Trageti nuk u ankorua për 16 orë/ Motit i keq, tragetet e linjave Bari-Durrës e Brindisi-Vlorë u vonuan ose anuluan

Moti i keq dhe kryesisht era e fortë pengoi ankorimin e tragetit që mbërriti nga Brindisi në portin e Vlorës mëngjesin e të enjtes. 118 pasagjerë qëndruan për 17 orë në det. Kur zbritën ata treguan vështirësitë që kishin kaluar.

00:30
Josa komenton festën e “çmendur”: Guindo perfekt, mendojmë për Tiranën

Laçi siguroi një tjetër fitore të rëndësishme pas asaj me Dinamon. Skuadra e Mirel Josës mposhti 1-2 Kukësin në “Air Albania”, sukses që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të katërt me 18 pikë, nëntë me pak se Tirana kryesuese, të cilën Laçi e pret javën e ardhshme në shtëpi.

00:20
Napoli kualifikohet dhe “përjashton” Leicester nga Europa League, siguron biletën edhe Sociedad

Napoli ia ka dalë të kualifikohet për në fazën e 1/16-tave në Europa League teksa e siguruan biletën në takimin e fundit në Grupin C, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-2, Leicester.

E enjte, 09 Dhjetor 2021
23:57
Mposhtet nga Villareal, Atalanta shkon në Europa League

Atalanta i shtohet emrave të mëdhenj si Barcelona, Sevilla, Napoli e Dortmund që do të garojnë në fazën 1/16-at të Europa League duke e bërë më interesant se kurrë këtë kompeticion që gjatë këtij edicioni do të ketë një fitues të ri, pasi kampionia e edicionit të shkuar Villareali fitoi 3-2 përballë Atalantës në Bergamo duke u kualifikuar në raundin e 1/8 të Champions League dhe duke nxjerrë jashtë italianët.

23:46
Conference League/ Roma shkon direkt në 1/8, kualifikohen edhe Partizani i Beogradit e Randers

Roma e mbylli grupin C të Conference League si kokë grupi duke avancuar në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

23:35
Lazio e Strakoshës dhe Hysaj kualifkohet si e dyta në Europa League, kalon Leverkusen

Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Olympico përballë Galatasaray në ndeshjen përmbyllëse të Grupit E në Europa League.

23:23
Baseli e mbyll si kokë grupi, kualifikohen Slavia Pragë dhe PAOK

Baseli fitoi sfidën direkte ndaj Qarabag për vendin e parë në grupin H duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8 të Conference League. Në St Jakob Park zviceranët me Edon Zhegrovën në fushë triumfuan me rezultatin 3-0 në një ndeshje të dominuar. Dy gola shënoi braziliani Arthur Cabral ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe futbollisti me origjinë shqiptare Pajtim Kasami.

22:58
“Jep komente negative” Antonela i drejtohet Einxhel

Antonela ka patur një debat me Einxhel.

22:55
Ish-mbrojtësi i Holandës kritika për De Jong: Luan sikur ka mbi shpinë 50 kg patate!

Barcelona e këtij sezoni po vuan mungesën e rezultateve të cilat kanë bërë që blaugranat të jenë larg garës për titull në kampionat, por edhe jashtë Champions League teksa tashmë do të bëhen pjesë e Europa League.

22:49
Si ta besojmë se të pranishmit në “Kuvendin e Berishës” janë delegatë që vërtet kanë firmosur? Ristani: Mund ta verifikoni shumë thjeshtë

Ish-lideri demokrat, Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë, më 11 dhjetor.

22:45
Banorët do të organizojnë një spektakël për festat

Për herë të parë Viti I Ri do të organizohet brenda shtëpisë.

22:37
Pesë yjet që mund të kthehen në Ligën Premier në afatin kalimtar të janarit

Liga Premier pritet të përforcohet me emra të njohur në afatin kalimtar dimëror, pasi klubet po përgatiten për të nënshkruar me lojtarë me emër.