“Shumë shpejt do mbyllen sportelet”/ Rama në Shkodër, shpjegon bashkëqeverisjen

10/12/2021 15:14

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Shkodrën për të promovuar dhe inkurajuar qytetarët në përdorimin e mekanizmit të Bashkëqeverisjes tashmë që është miratuar edhe si ligj.

Rama: Sot në cellular keni një sistem tjetër për shërbimet. Mos shkoni në sportele. Vitin e ardhshëm por shumë shpejt do ti mbyllim sportelet.

Barra e zbatimit të këtij ligji tha kryeministri u shkon të gjithë ministrave dhe kryetarëve të bashkive.

Rama: Me ligjin që parashikon sanksione do të panalizohen nëse nuk japin zgjidhje për qytetarët në afat. Sanksionet do të shkojnë deri në majë. Kalohet më pas në fazën e shkarkimit fare.

Ligji për Bashkëqeverisjen është një mekanizëm i ri detyrues ligjor, përmes të cilit qeveria synon ta çlirojë qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes telefonave celularë apo kompjuterit në zgjidhjen e problemeve.

Top Channel