“Drejtësi për vëllezërit kosovarë”, kongresmenët amerikane letër Joe Bidenit

10/12/2021 12:31

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pranuar kërkesën e disa kongresmenëve amerikane të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë vëllai i Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se janë të vendosur që të kërkohet drejtësi për viktimat civile.

Në letër thuhet: “Ju  kërkojmë ta mbani premtimin tuaj për të sjellë drejtësi për familjen Bytyçi. Gjithashtu, me respekt kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës të kryera gjatë Luftës në Kosovë… Ne ju nxisim të përmbushni zotimin tuaj për të kërkuar përgjigje nga presidenti Vuçic dhe të kërkoni një hetim të plotë të këtij rasti’.

Nafi Krasniqi shkruan se janë të vendosur të kërkojnë drejtësi, dhe kerkësa e tyre shkon përtej një rasti të vetem. Ai përmend Këshilltarin Mark Gjonaj si ideator e mbështetës të nismës: “Rallyforherjustice”, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyci, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve duhet të jenë në axhendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan”.

Ylli, Agron dhe Mehmet, shtetas amerikanë ishin arrestuar në muajin korrik të vitit 1999 në rrethana të panjohura nga forcat serbe, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Top Channel