“Nëse doni ta dini, hetoni”, Escobar për Berishën: Ku janë hetuesit dhe prokurorët vendas?

10/12/2021 14:49

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’, ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Pyetjes se përse konkretisht u shpallën non grata, në një kohë kur edhe Berisha kishte thuajse 8 vite i larguar nga skena politike, Escobar iu përgjigj me një tjetër pyetje, duke nxitur edhe institucionet shqiptare.

“Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime. “, u shpreh Escobar.

Top Channel