Tragjedi në Poloni/ Pesë të vrarë dhe rreth 10 të plagosur nga të shtënat me armë në sheshin e Krakovës, policia qëllon autorin 07/11 17:00
Presidenti Joe Biden tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim në betejën kundër COVID-19 dhe se ishte një lajm i mirë që rregullatorët kishin zgjeruar pranueshmërinë për vaksinat përforcuese të COVID-19 tek moshat 16 dhe 17-vjeç.
Bideni tha gjithashtu se ishte një lajm inkurajues që të dhënat paraprake tregojnë se tre dozat e vaksinës Pfizer ofrojnë mbrojtje kundër variantit Omicron.
“Mesazhi im është shumë i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë. Nëse jeni vaksinuar gjashtë muaj më parë … merrni përforcuesin tuaj menjëherë,” tha presidenti.
Top Channel