Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”.

Sipas argumenteve të Kreut të Shtetit, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.

Për Presidentin Meta, në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë, si dhe mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 115/2021 “PËR BUXHETIN E VITIT 2022”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 115/2021 “Për Buxhetin e vitit 2022”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 13369
Tiranë, më 10.12.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Top Channel