Meta kthen ligjin e buxhetit/ Presidenti: Mungon transparenca. Borxhi shumë i lartë, buxhet antisocial

10/12/2021 15:07

Buxhetin e vitit 2022 miratuar nga parlamenti, Presidenti Ilir Meta e ka komentuar si anti social dhe në të tilla kushte refuzoi dekretimin e tij.

Kreu shtetit rendit disa arsye të cilat e kanë motivuar ta kthej këtë ligj përsëri në parlament.

“Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.

Presidenti Ilir Meta thotë se shpërndarja e fondeve buxhetore sipas institucioneve buxhetore për vitin 2022 nuk reflekton prioritet për sa i përket buxhetit të arsimit, të shëndetësisë. Sikurse sipas presidentit, dokumenti i buxhetit i vitit 2022 nuk ka transparencë për vlerësimin e detyrimeve të prapambetura si dhe një plan për shlyerjen e tyre.

Top Channel