Aksion i policisë rrugore në Berat, arrestohen 3 shoferë, ‘ndëshkohen’ dhjetëra të tjerë

10/12/2021 11:15

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Beratit ka vënë në pranga 3 drejtues automjetesh, nga të cilët, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për shkelje të qarkullimit rrugor.

Ndërkaq, policia njofton se janë vendosur 83 masa për parakalime të gabuara, mosrespektim të sinjalistikës, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mos përdorim të rripit të sigurimit, etj.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 3 drejtues mjetesh nga të cilët, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 20 për mosrespektim të sinjalistikës, 10 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 10 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 10 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 8 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, zbatoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion, mos u bëni statistikë!

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Top Channel