Kultivimi i kanabisit vazhdon të jetë një problem shqetësues për policinë shqiptare ndaj pala italiane që asiston vendin tonë me misione nga ajri propozon që veçkëtyre patrullimeve të shtohen patrullimet përmes droneve.

“Ne duhet te pershtasim strategjite tona, pershembull gjendemi perballe parcelave te vogla ne zona qe nuk arrihen lehtesisht dhe ndaj lind nevoja e perdorimit te droneve. Nga analiza e te dhenave kemi verejtur se ka nje sportim te zonave te mbjella me kanabis, nga jugu i vendit ne ate qendrore dhe ne veri te vendit”, u shpreh Giuseppe.

Vetëm nga janari deri në tetor 2021 u zbuluan 1119 parcela me drogë.

“U implikuan 468 shtetas ne kete veprimtari kriminale ng ate cilet u arrestuan 284 prej tyre, u asgjësuan 137 mije bime narkotike ng ate cilat te cilat edhe ne kubike”, tha Gledis Nano.

Por, megjithatë pala italiane e mat si shenjë suksesi faktin se në Itali nuk u sekuestrua asnjë ngarkesë e konsiderueshme droge, sakaq e kundërta ndodh në Turqi.

Pikërisht ky institucion i ka hedhur sytë nga vetja duke nisur kontrollet antidrogë tek policët e dyshuar.

“Kriteri eshte mosha dhe ata sektore qe jane me risk”, u shpreh Nano.

Top Channel