Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bulqizë/ Si humbi jetën punëtori në fabrikën e kromit? Arrestohen tre persona

10/12/2021 10:13

Ditën e djeshme humbi jeten 65-vjeçari Mustafa Kamishi, i cili punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë.

Policia njofton sot se si rezultat i zbardhjes së ngjarjes është arrestuar drejtuesi i aktivitetit të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë (punëtor) për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Të arrestuarit janë : I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””, njofton policia.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mustafa Kamishi (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur  sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë. Si pasojë Mustafa Kamishi ka humbur jetën dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel