Rama viziton shkollën e rindërtuar “Lasgush Poradeci”/ I jep disa porosi Veliajt. Nuk i ndahet nxënësit deri sa bën kosh

10/12/2021 09:56

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministërja e Arsimit, Evis Kushi dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë vizituar ditën e sotme shkollën e rindërtuar dhe të hapur për nxënësit “Lasgush Poradeci” në Kombinat.

Bashkë me ta kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit të Katarit, shteti i cili mundësoi edhe fondet për ngritjen e institucionit.

Teksa kanë parë nga afër punimet, kryeministri Edi Rama nuk ka kaluar pa i rënë në sy edhe disa defekte që sipas tij duhen rregulluar në zonën e palestrës së jashtme të shkollës. Këtë ai ia ka bërë me dije edhe Veliajt, i fundit ky që u përgjigj se është diçka që mund të rregullohet shumë shpejt.

Më pas Rama ka shkuar në palestrën e brendshme të shkollës ku u has me një nxënës, i cili ishte duke luajtur basketboll. Rama nuk iu nda derisa ai e bëri koshin dhe të gjithë bënë tifo për të.

Top Channel