Të dhënat paraprake sugjerojnë se rastet e variantit Omicron dukeN kryesisht të lehta, deklaroi sot kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Marco Cavaleri.

Cavaleri theksoi nevojën për të mbledhur më shumë prova për të përcaktuar nëse spektri i ashpërsisë së sëmundjes së shkaktuar nga Omicron është i ndryshëm nga ai i të gjitha varianteve që kanë qarkulluar deri më tani.

“Vetëm koha do ta tregojë. Në këtë fazë nuk kemi të dhëna të mjaftueshme që tregojnë ndikimin e variantit Omicron në efikasitetin e vaksinave të miratuara, por ne jemi duke monitoruar dhe mbledhur vazhdimisht prova”, tha ai.

“Kompanive që tregtojnë vaksinat kundër Covid-19 u kërkohet të dorëzojnë rezultatet e testeve laboratorike për të përcaktuar nivelin e neutralizimit për variantin Omicron”, tha Cavaleri, duke vënë në dukje se EMA është gati të veprojë shpejt nëse do të jetë e nevojshme.

Top Channel