Për herë të parë Viti I Ri do të organizohet brenda shtëpisë.

“Vëllai i Madh” i fton që ata vetë të organizojnë spektaklin e Vitit të Ri që do të jepet në Live Show në 1 janar.

Spektakli do të ketë edhe disa pjesëmarrës të tjerë të njohur që “Vëllai i Madh” do të sjellë veçanërisht për ata dhe publikun.
Mund të përgatisin çfarë të dëshirojnë,kërcim,këngë,aktrim,imitime apo edhe talente të tjera që mendojnë se ata kanë.

Sonte duhet të diskutojnë elementët e spektaklit që do të organizojnë edhe nga nesër mund të nisin provat që do të bëhen në një orar të caktuar që do të vendoset nga “Vëllai i Madh”.

 

Top Channel