19:06
Abazoviç nuk shqetësohet për mesazhet e Perëndimit për ngrirjen e negociatave me Malin e Zi
Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin.