Prona u dëmshpërblye dy herë! Hetimi që bën përgjegjës Sekretarin e Përgjithshëm të Financave, Arlind Gjokutaj

27/12/2022 19:45

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Prokuroria e Tiranës po heton disa funksionarë pranë Ministrisë së Financave për këtë çështje që përfshin një dëm disa milionë lekë.

Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani  vlerësohet si një vjedhje në  Buxhetin e Shtetit. I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. burimet zyrtare i thanë Top Channel se shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokutaj mban datën 14 shtator 2022

Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje.

Dokumentet e tjera të administruara nga hetimet e deritanishme tregojnë se në qershor 2022  funksonarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që ju tregoi statusin e objektit një magazinë  për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. godina sipas prokurorisë ju shit  të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Në vendimin që TCH disponon  për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për  koficientin e  rivlerësimit të lekut.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi  duke i vendosur çmimin prej  145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Top Channel