Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës/ ​Osmani: Tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën

27/12/2022 21:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje.

Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në Tweet-ër.

Top Channel