Nëna që besonte se i biri i zhdukur prej dhjetë vitesh kishte vdekur në Francë, zbulon mrekullisht se ai është gjallë (fotot)

27/12/2022 16:03

Një nënë britanike që supozonte se biri i saj kishte vdekur pasi u zhduk gjatë një udhëtimi në Francë dhjetë vjet më parë, thotë se në një “mrekulli Krishtlindjesh ka zbuluar se ai është shëndoshë e mirë.’

Joyce Curtis besonte se djali i saj Nicholas pasi nuk dinte më asgjë për të prej vitit 2010.

Ajo dinte vetëm se djali ishte për udhëtim duke shëtitur në Francë dhe Spanjë kur kishte humbur dhe nëna nuk dinte më asgjë për të djalin e saj.

Nëna zemërthyer ishte brengosur për birin e saj por më 19 dhjetor mori një telefonatë ku i thanë se djali i saj ishte gjallë në një spital në jug të Francës.

“Nuk mund ta besoja, pas gjithçka që kisha kaluar. Në telefonatë më thanë se ishte gjallë dhe unë u shokova. Ishte si një dhuratë Krishtlindjesh për mua, pasi bashkëshorti më vdiq në qershor.”

Nicholas ishte nisur nga shtëpia e tij në Glasgow, Skoci, në vitin 2003 për të udhëtuar në Evropë, pasi kishte humbur vendin e tij të punës në një fabrikë.

Ai i kishte thënë nënës se do të shkonte në Evropë dhe të udhëtonte duke bere ‘autostop’ ndërsa Joyce tregon se i biri mund të kalonte kohë edhe duke fjetur jashtë në rrugët e Parisit.

Më 2009 ajo e raportoi të humbur pasi kishte vite që nuk dëgjonte prej tij.

Një vit më vonë ajo u kontaktua nga konsullata britanike për ta njoftuar se Nicholas ishte shtruar në një spital në France.

Dhe ajo me bashkëshortin shkuan atje për ta vizituar, por kjo do të ishte hera e fundit që do e shihte në këtë dekadë.

Joyce thotë: “E takuam atë në spital pas njoftimit që ka erdhi në 2010. Ne i thamë asokohe të vinte me ne por ai u zhduk përsëri. Më vonë nuk e kishim parë më kurrë.

Gruaja shton se mori tashmë lajmin e fundit shokues se i biri është gjallë, teksa konsullata britanike e njoftonte se ai përsëri është shtruar në një spital në Francë.

“Fola në telefon me të, tingëllonte i shëndetshëm. E pyeta nëse do të vinte në shtëpi dhe ai u përgjigj ‘po’”.

“Nuk e imagjinoj dot çfarë mund të ketë kaluar, por është një djalë që nuk e bind dot të heqë dorë nga idetë e tij”.

Nicholas tashmë thotë se do të kthehet në shtëpi, edhe pse Joyce kërkon të udhëtojë përsëri drejt tij në France.

Gruaja tregon: “Shpresoj që të shkoj në Francë me bijën time për ta takuar”.

Zyrtaët e ministrisë së brendshme vendase thanë se po ndihmojnë familjen për bashkimin me të afërmin në Francë.

FOTO GALERI
1/5
Joyce Curtis besonte se djali i saj Nicholas pasi nuk dinte më asgjë për të prej vitit 2010.

Top Channel