Shembja e ndërtesës në Nju Jork/ Shkon në dy numri i viktimave, 19 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja 12/11 08:45
Papa Françesku tha se paraardhësi i tij Papa Benedikti është shumë i sëmurë dhe kërkoi që njerëzit të luten për 95-vjeçarin.
“Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë”, tha Papa Françesku.
Në vitin 2013, Papa Benedikti XVI tronditi botën duke marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa përmendi “moshën e madhe”.
Njoftimi i Benediktit shënoi herën e parë që një Papë jepte dorëheqjen në gati 600 vjet. Papa i fundit që dha dorëheqjen para vdekjes së tij ishte Gregori XII, i cili në 1415 dha dorëheqjen për t’i dhënë fund një lufte civile brenda Kishës Katolike.
Top Channel