PSG rikthehet në fushë, Galtier flet për Messin: Mbappe është gati!

27/12/2022 16:55

Pas pauzës së Botërorit, PSG rikthehet në fushë teksa luan të enjten ndaj Strasbourg, sfidë e vlefshme për Ligue 1.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Christophe Galtier theksoi se Lionel Messi pritet të rikthehet pranë skuadrës në fillimin e muajit janar ndërsa shtoi se Kylian Mbappe, por edhe brazilianët Marquinhos e Neymar janë në dispozicion të ekipit.

“Messi zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Duke qenë se ai është ende në Argjentinë prej festimeve kemi vendosur që të rikthehet më datë dy ose tre janar.

Sa i takon pjesës tjetër, Mbappe është i gatshëm, po ashtu si edhe brazilianët Neymar dhe Marquinhos. Por, po ashtu gati janë edhe Vitinha dhe spanjollët (Sarabia, Ruiz, Soler dhe Bernat) të cilët e kanë mbaruar më shpejt Botërorin e tyre dhe janë stërvitur normalisht”, u shpreh Galtier.

Top Channel