Jo të gjithë e dinë se Perandoria Austro-Hungareze, në jo më shumë se dy vjet e gjysëm që qëndroi në Shqipëri, nga Vjosa e lart hapi 1200 shkolla.

Një prej tyre është edhe shkolla e Labinotit, në zonën e Çermenikës, përvjetori i 105 – i se cilës solli në këtë fshat ambasadorin e Austrisë në Tiranë Cristian Steiner.

Ne përkujtim të 105 vjetorit të shkollës, u organizua dhe një aktivitet ku morën pjesë ish-nxënës e ish-mësues dhe ky ambasadorit austriak iu akorduar një Certifikatë Mirënjohjeje.

Drejtori i shkollës Agim Qoku tha se Austria është një vend mik, që më shumë se një shekull më parë ndërtoi shkollën e parë ku shkruhej dhe mësohej shqip.

Në bankat e kësaj shkolle janë ulur nxënës dhe kanë dhënë mësim profesorë të cilët sot janë figura të njohura publike.

Një ndër ta është shkrimtari librave për fëmijë Astrit Bishqemi. Mësues në këtë shkollë ka qenë dhe nënkryetari i partisë demokratike Luciano Boçi. Gjithashtu dhe profesori i universitetit Mehmet Ballkoçi, ka qenë nxënës në këtë shkollë.

Në bankat e shkollës Labinot katund është ulur edhe ekonomisti dhe deputeti Bajram Kurti.

Por një nga figurat publike që vijon të jetë ende i lidhur me godinën ku mori mësimet e para, është gazetari dhe botuesi.

Henri Çili, i cili ka qenë nxënës në klasën e parë në sezonin shkollor 1982 – 1983.

Cili tha se Austro-Hungaria ka një kontribuar të jashtëzakonshëm në ndërtimin e veprave publike në Shqipëri edhe pse ka qëndruar pak vite në vendin tonë.

Top Channel