Për festat e fundvitit DigitAlb ka rezervuar plot surpriza për të gjithë shikuesit ne Shqipëri e mbarë botën.

Platforma më e madhe televizive shqiptare, vjen në këtë vit të ri me larmishmërinë e filmave, programeve për fëmijë, dokumentarëve dhe serialeve që do t’i shoqërojnë shqiptarët në gëzimet e tyre dhe pranë njerëzve më të dashur.

Nuk do të mungojnë në këtë periudhë festive dhe sezonin e ri as ndeshjet e kampionateve më të rëndësishme evropiane në kanalet e SuperSport.

Siç e ka tradita çdo fundvit, DigitAlb vjen për të gjithë abonentët me super ofertën festive. Abonimet 12 mujore përfitohen me ulje çmimi deri ne 7 500 lekë, ndërsa abonentët e rinj fitojnë dekoderin falas si dhe flybox me 50% ulje.

Ekskluzivisht në platformat satelitore, tokësore dhe Tv Aplikacionit DigitAlb, eventi më i jashtëzakonshëm i Vitit, Big Brother VIP, vjen me dy kanalet te dedikuara Live, Big Brother është i përfshirë Falas për Abonimet e reja 12 Mujore Premium, ose duke nisur nga vetëm 1900 lek për abonimet ne Paketat e tjera për të gjithë kohen që zgjat spektakli.

Abonimet në Paketat e DigitAlb dhe abonimin për Big Brother mund t’i bëni në çdo pikë të autorizuar shitje, si dhe online në çdo kohë faqen zyrtare digitalb.al .

Top Channel