Policia në veriperëndim të SHBA ndihmon në largimin e dëborës së stuhisë (fotot)

27/12/2022 20:56

Policia në shtetin amerikan të New York shihej sot në pamje teksa ndihmonte grupet e largimit të dëborës, teksa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë pas stuhisë së papritur shkatërrimtare me mbi 50 viktima.

Pamjet tregojnë zonat pranë liqenitLake Erie’ të veshur krejtësisht nga akulli dhe copa stalaktitesh të varura.

Në qytetin Buffalo shihet kulla e sahatit edhe ajo e mbuluar nga dëbora, siç janë ishin shtëpitë dhe ballkonet e rrugëve.

“Shtëpitë duket sikur vijnë nga një film apokaliptik, apo ndoshta jemi në një të tillë tha një person duke e krahasuar skenën me filmin e vitit 2004 ‘The Day After Tomorrow”.

Në të tjera pamje shihej restoranti buzë liqenit të Buffalo i veshur nga akuj të varur që nuk ishin parë kurrë më parë në zonë.

“Kjo nisi të premten në mëngjes”, thotë pronari Kevin Hoak teksa qëndron pranë restorantit të tij të mbuluar nga akulli i pabesueshëm.

Ai shton se stuhia e erës përplasi ujin e liqenit në dritaret e ndërtesave, duke i kthyer ato shpejt në një “bombë akulli”  duke ulur temperaturat në deri -12 gradë.

Por Hoak thotë se biznesi i tij nuk është dëmtuar nga akulli gjigant, por përkundrazi e mbrojti atë nga stuhia.

“Në fakt e mbrojti restorantin nga rënia e temperaturave sepse veproi si një barrierë duke mbrojtur themelet”, shton Hoak.

Stuhia është më e rënda prej dekadash në këtë zonë, duke kaluar dhe ngricën vrasëse të vitit 1977, në të cilën vdiqën asokohe 29 njerëz.

FOTO GALERI
1/3
Policia në shtetin amerikan të New York shihej sot në pamje teksa ndihmonte grupet e largimit të dëborës

Top Channel