Ditën pas Krishtlindjeve, ata qytetarë që nuk zgjodhën që të largoheshin, e kaluan në sheshin “Skënderbej” që është kthyer në fshatin e festave për muajin dhjetor.

Teksa pak ditë na ndajnë nga nata e vitit të ri, atmosfera festive po ndjehet në kryeqytet, ku më së shumti gëzojnë fëmijët.

Në periudhë festash udhëtimet janë të zakonshme ndaj nuk mund të mungonin edhe turistët që kanë zgjedhur Tiranën si destinacionin e fundvitit.

“Ne jemi nga Turqia, hera e parë që vijmë në Tiranë. Kemi ardhur për pushime dhe do të qëndrojmë një javë. Po ja kalojmë mirë, një qytet i bukur dhe dekorimet për vitin e ri janë shumë të bukura, sidomos gjatë mbrëmjes kur ndizen edhe dritat”.- u shprehën disa turistë

Tashmë kemi hyrë në javën e fundit të vitit, ku Tirana shndërrohet në qytetin që mirëpret turiste nga e gjithë bota.

Top Channel