E shtunë, 19 Nëntor 2022
16:09
Rishi Sunak takon Zelenskyn për herë të parë pasi u bë kryeministër

Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

15:55
“Krenari të luaj në Botëror me vëllanë! Gëzohem më shumë nëse luan Theo titullar”

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Botërorin e parë së bashku.

15:44
Gjuetarët francezë vrasin aksidentalisht anglezin në pronën e tij në veri të Francës (fotot)

Një grup gjuetie në Francë që qëlluan aksidentalisht për vdekje një anglo-francez, raportohet se nuk u merakosën shumë për ngjarjen pasi ishte ‘me origjinë angleze’, tha sot një avokat i familjes së viktimës.

15:34
Tiranë/ Aksidente, dhunë në familje dhe përndjekje, vihen në pranga 11 persona

11 persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

15:29
Një turk për kuqezinjtë, Kurtulan zgjodhi Shqipërinë para Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Arda Kurtulan sot 20 vjeç, është lojtari më i ri i ekipit kombëtar shqiptarë U21, një futbollist turk me origjinë shqiptar që ka zgjedhur së fundmi të luaj për ngjyrat kuqezi pas paisjes edhe me pasaportën tonë.

15:23
Botëror dhe baba për herë të parë, mbrojtësi i Holandës: Gruaja ua vuri kusht mjekëve

Nathan Ake po shijon momentin më të bukur të karrierës. Louis Van Gaal i dhuroi një biletë në Botërorin e Katarit me Holandën, fanellën e të cilëve e ka veshur 29 herë prej vitit 2017, por ky do të jetë kompeticioni i parë i rëndësishëm ku do të marrë pjesë përveç Nations League.

15:09
“Porti i Durrësit, jo të panjohurve”/ Kryeministri i kujton Berishës Gërdecin dhe mbron projektin për portin e jahteve

Kryeministri Edi Rama ngulmon se transformimi portit të Durrësit i është besuar një kompanie prestigjoze dhe jo offshore e anonime,  siç pretendojë dy udhëheqësit e opozitës shqiptare Berisha-Meta.

15:04
Miliona euro për rrugët e “florinjta”/ Por ARRSH harron mbikalimin në autostradë duke rrezikuar jetën e banorëve

“Nuk është e rrezikshme që kaluat rrugën?
– Shumë e rrezikshme është, por ashtu e kam hallin.”

14:59
Priten përmbytje/ Nga e diela rrezikohen zonat e ulëta në veriperëndim dhe pranë Vjosës në Vlorë

Natyra duket se po punon për qytetarët, pasi muaji nëntor parashikohet të mbyllet me 2-fishin e sasisë së reshjeve, duke e shmangur në këtë mënyrë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

14:50
Deputeti anglez mbron shqiptarët: Stop histerisë anti-shqiptare!

Jo të gjithë deputetët e partisë konservatore angleze ndajnë të njëjtin qëndrim me sekretaren e tyre të punëve të brendshme Suela Braverman, se “shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë”.

14:45
Trump do hetohet nga prokurori i Hagës: Smith hetoi dhe krimet në Kosovë!

Jack Smith nuk do të njihet më aq shumë si prokuror në Gjykatën speciale të Hagë, ku ishte ngarkuar me gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, sesa për detyrën e re që po i besohet: Të udhëheqë hetimet ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump për dy cështje- dokumentet sekrete të konfiskuara në shtëpinë private të Donald Trump Mar-a-Lago dhe sulmin në Kapitol në 6 janar 2021.

14:26
Vinicius: Ne duhet të ndihmojmë Neymar për një super Botëror

Gjatë intervistës së dhënë për “Marca”, sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius fe vendosi theksin te Neymar.

14:13
Angli, vrasësi dyfishtë shqiptar rrezikon ekstradimin për të dytën herë

“Një shqiptarë vrasës i dyfishtë pritet të dëbohet nga Anglia për herë të dytë”.

14:11
3 çanta të mbushura me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen tre persona në Shkodër

Një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Malit të Zi është goditur nga policia në Shkodër.

13:52
Panairi i Librit 2022/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela: Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor, vitin tjetër do ta çojmë akoma më tej

Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.

13:46
Fundjava gjallëron plazhin e Durrësit, qytetarët shijojnë temperaturat e vjeshtës pranë detit

Pavarësisht motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave nëntori, qytetarët nuk e kanë braktisur plazhin e madh të Durrësit.

13:37
Problemet me Messin? Lewandowski: Ai kurrë nuk më ka thënë që jam më i miri!

Robert Lewandowski donte të bënte të qartë në konferencën për shtyp që dha këtë të premte me skuadrën polake se gjesti që bëri në “El Sadar” kur mori karton të kuq “nuk ishte drejtuar nga arbitri, por nga pankina” .

13:20
Arsyet e çuditshme të zhurmës në vesh – Problemet me organizmin

Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.

13:04
Ministri i Jashtëm britanik: Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin

“Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin”, tha ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly.

13:00
Juventus në “sulm” për mbrojtës, në skenë edhe 22-vjeçari i Spezia-s

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe italianët kërkojnë të ndërhyjnë në merkato që në muajin janar.

12:39
“Rama armik i librit”, Berisha pas vizitës në “Panairin e Librit”: Do heqim taksat për shtëpitë botuese, do i ulim për shtypshkronjat

Edhe nga panairi i Librit, Sali Berisha e ka një akuzë për kryeministrin Edi Rama.

12:21
Kontributi i albanologëve gjermanë për gjuhësinë shqiptare

Konferencë për kontributin e studiuesve gjermanë për shkencën e gjuhësisë shqiptare në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alfabetit” në Shkup.

12:18
Turizmi/ Shtohen vizitorët në shtator erdhën, 40% turistë më shumë se një vit më parë

Turizmi ka vijuar rritjen edhe gjatë shtatorit e duket se ky do të jetë viti më i mirë për sektorin. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se hotelet dhe strukturat e ngjashme akomoduese kanë pritur rreth 40% më shumë vizitorë në shtator se krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar. 

12:13
Si rrallë herë, lideri i Koresë së Veriut shfaqet në publik me vajzën e tij

Lajmi u bë viral në mediat botërore, dhe jo pa arsye: Kim Jong-Un, i cili është tmerrësisht i rezervuar kur vjen fjala tek jeta private dhe familja e tij, u shfaq për të parën herë në publik me të bijën, duke konfirmuar kështu raportet e hershme mbi ekzistencën e saj.

12:12
S’ka fisha për diabetikët e moshuar/ Personat mbi 65 vjeç nuk përfitojnë. Duhen çdo ditë matje të shpeshta

Sëmundja e diabetit po shndërrohet si një epidemi, pasi çdo vit ka rreth 4 mijë pacientë të rinj.

12:12
Qyteti pa rrugë, e ndriçim/ Patos, lagjja më e harruar, aty banon edhe vetë kryebashkiakja

Të paktën 400 familje që banojnë në lagjen “29 Marsi” në bashkinë Patos prej më shumë se 20 vjetësh vuajnë  mungesën e investimeve në rrugë, të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ndriçimit.

12:06
“Digjen” policët e drogës. Në Kutalli u ndërtua një punishte hashashi, po hetohet gjithë zinxhiri komandues i policisë

Gjithë zinxhiri komandues i policisë së Beratit dhe policët e zonës që duhet të kontrollonin territorin e fshatit Drenovicë të Beratit, ku u zbulua një fermë e mirëfilltë e kanabisit kanë marrë ecuri disiplinor nga drejtoria e standarteve profesionale në Policinë e shtetit.

12:03
Asfaltohen dhe ndriçohen rrugicat afër Qytetit Studenti, Veliaj: Puna flet vetë, edhe për ata që përdorin gjuhë raciste ndaj të ardhurve

Zona në afërsi të Qytetit Studenti po sistemohet në çdo rrugicë, me asfaltim dhe ndriçim, si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë në mënyrë kapilare, çdo lagje të qytetit.

12:01
BBC: Ukraina ekzekutoi robërit rusë? Videoja që “trondit” Kievin!

Një video nga vija e frontit në Ukrainën lindore që tregon dorëzimin e një grupi ushtarësh rusë në një incident që duket se përfundon me vdekjen e tyre, ka ngjallur reagimin e Moskës e cila nxitoi të akuzonte Ukrainën për ekzekutimin e të burgosurve rusë të luftës.

11:53
DASH, thirrje Kurtit: Të shmangen përshkallëzimet në veri të Kosovës!

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar  shmangien e përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës.

11:40
“25.000 emigrantë kanë vdekur prej politikës në Europë”, Infantino: Pse e kritikojmë Katar-in?

Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Kupës së Botës në Katar, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino foli për shumë çështje që janë kthyer në një problem serioz të këtij Botërori, përfshirë këtu edhe kushtet e punës në vendin organizator.

11:32
Ndryshime në provimet e shkollave! Test automatik për ata që zgjedhin Mjekësinë, preket edhe Matura Shtetërore

Vitin e ardhshëm akademik, maturantët të cilët do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një provimi të automatizuar.

11:15
Benzema në pikëpyetje, Deschamps i beson sulmuesit të Milan

Karim Benzema mund të mungojë në ndeshjen e parë në Katar, atë ndaj Australisë.

11:08
Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në Tiranë: Është nder të festosh 110 vjetorin e Pavarësisë!

Këngëtarja me famë botërore do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që, padyshim do të ngrejë peshë fansat e saj të shumtë.

10:57
Zv.ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Lufta do të përfundojë në fund të pranverës!

Forcat ukrainase do të rimarrin Krimenë deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë në pranverë, ka parashikuar një zëvendësministër ukrainas i mbrojtjes.

10:42
Ilaçe të kontrabanduara/ Arrestohen dhe hetohen disa persona, mes tyre punonjës të Autoritetit të Veterinarisë

Pas një hetimi disa mujor, 8 persona kanë rënë në pranga,10 janë vënë nën hetim dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash me qëllim tregtimin e tyre.  

10:29
Aksident në Elbasan/ Motomjeti përplaset me furgonin, drejtuesi dërgohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku një motomjet është përplasur me një mjet të tipit furgon.

10:13
Një e mitur përdhunohet nga tre persona në Podujevë

Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar ditën e djeshme në polici se më 2 nëntor është dhunuar seksualisht nga tre persona.

09:59
Protesta kundër traut në parkun e Divjakës/ Policia arreston një person dhe nis hetimin për pesë të tjerë

Një protestues 33-vjeçar është arrestuar nga policia pas protestës së djeshme në Divjakë kundër traut për parkun e zonës.

09:42
Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

09:34
Video/ Momentet e para kur përfshihet nga flakët makina e biznesmenit në Lezhë

Ky është momenti i kapur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në Lezhë kur ka marrë flakë makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi.

09:22
Rikthehet sërish Tirana Street Food Festival, Veliaj: Aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj

Rikthehet sërish Tirana Street Food Festival, festivali i vetëm i ushqimit ambulant.

09:20
Beogradi “shpërblen” serbët e Kosovës, paguan ata që bojkotuan!

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, nuk do të mbeten pa burime financiare.

09:07
I dogjën makinën para shtëpisë në Lezhë, flet biznesmeni: Nuk kam asnjë konflikt, mund të jetë e qëllimshme

Ndue Pjetrushi, biznesmeni i hidrokarbureve në Lezhë, të cilit iu dogj makina gjatë natës, është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

09:00
Armenia shansi i fundit për fitoren e parë, Reja planifikon ndryshime në formacion

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2022, atë ndaj Armenisë, pasditen e sotme, në orën 17:30, në “Air Albania”.

08:53
Shqiptari në Kanada fiton 1 milionë dollarë në lotari

Një shqiptar në Kanada ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor.

08:42
“Pak Itali” në Botëror, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën hapëse

Do të ketë pak Itali në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Katar 2022.

08:33
Pakënaqësi në Europë nga pasojat financiare të luftës në Ukrainë, protesta në Francë dhe Spanjë

Në Francë dhe në Spanjë ka patur greva me kërkesa për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që pakënaqësia në Belgjikë dhe Greqi për çmimet ka nxitur mijëra njerëz të dalin në demonstrata nëpër rrugë. Dhe këto ndodhën vetëm gjatë javës së fundit.

08:25
I digjet gjatë natës makina biznesmenit të tregtimit të naftës në Lezhë, 56-vjeçari: Nuk kam asnjë konflikt

Mëngjesin e sotëm makina e biznesmenit qe kryen transport hidrokarburesh Shqipëri-Kosovë Ndue Pjetrushi është përfshirë nga flakët para shtëpisë së tij.

08:20
Mashtroi “të pasurit”, dënohet me 11 vjet burg sipërmarrësja shtatzënë në SHBA!

Edhe pse shtatzënë, gjykata nuk u lëkund në dhënien e një vendimi të ashpër për sipërmarrësen Elizabeth Holmes e cila u dënua me më shumë se 11 vjet burg për mashtrimin e investitorëve, të cilët kishte tentuar t`i bindte se kompania e saj e re “Theranos” kishte zhvilluar një pajisje mjekësore revolucionare, që mund të diktonte një sërë sëmundjesh dhe gjendjen shëndetësore, vetëm përmes një analize të thejshtë gjaku.

08:12
Fotot/ Stuhia e madhe e dëborës shkakton dy viktima në Nju Jork, anulohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

Një stuhi e fortë solli më shpejt dimrin në Nju Jork, me dy vdekje të raportuara në shtetin amerikan, ku po shënohen ngërce të mëdha trafiku e akulli pritet të mbulojë disa rrugë gjatë fundjavës.

08:08
Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu.

00:44
Tregoi përkushtim në çdo kërcim, eliminohet nga “Dancing With The Stars” Deborah Keçi

Në fund të një mbrëmjeje me kërcime që tejkaluan pritshmëritë e jurisë dhe dhanë spektakël për publikun, Deborah Keçi lë përfundimisht garën e “Dancing With The Stars”.

00:38
Si kurrë më parë, Ed Manushi kërcen salsa në skenë! Puthja për Borën dhe vlerësimi nga juria

Surpriza e mbrëmjes së sotme në puntatën e shtatë të “Dancing With The Stars” ishte Ed Manushi, që për herë të parë zbriti në skenë për të kërcyer.

00:21
Një mariaçi i vërtetë! Arbër Çepani habit të gjithë me pasadoble: Ia dedikoj prindërve që janë dashuruar në Meksikë

Javën e kaluar e pa veten në zonën e rrezikut. Këtë javë, Arbër Çepani me performacën e tij në skenë e bëri të qartë që ishte përpjekur për të marrë më shumë pikë nga juria.

E premte, 18 Nëntor 2022
23:59
Bora Zemani komenton imitimin e Salsanos/ Aktori, më elegant se kurrë në një foxtrot

Nëse ai do të shihej të dielave në pasqyrë mund të dukej si kushdo por jo si Bora Zemani.

23:30
E papritur! Sara me Ledrin në Prishtinë, Luixhino “e rrëmben” dhe e çon në prova për bachata-n

Luixhino udhëtoi gjatë javës në Prishtinë për të marrë Sara Hoxhën, që po mungonte në provat për “Dancing With The Stars”.

23:18
Më i votuar javën e shkuar, por pse u zhgënjye juria e DWTS kërcimin e Arditit sonte?

Arditi dhe Jora, ndër çiftet më të pëlqyera në Dancing With The Stars dhe në krye të klasifikimeve, sonte erdhën me një Salsa.

23:05
“Zihen” gjatë provave, por Julka dhe Silvester dhurojnë spektakël me samba-n e tyre

Provat gjatë javës kanë qenë të vështira për Julkën dhe Silvester, por pasi u ngjitën në skenën e “Dancing With The Stars” dhuruan një samba që u vlerësua pozitivisht nga juria.

23:02
Humbi Botërorin pas dëmtimit në stërvitje, sulmuesi i Argjentinës: U shkatërrua ëndrra!

Nico Gonzales, sulmuesi i Fiorentinës u detyrua të largohej të enjten nga grumbullimi i Argjentinës pas një dëmtimi në stërvitje teksa trajneri Lionel Scaloni e zëvendësoi me Angel Correa të Atletico Madrid.

22:51
Surpriza e Isli Islamit që përloti partneren në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe quickstep-i në “DWTS”

Isli Islami, gjatë javës surprizoi partneren e tij, Ledian duke i shkuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me një buqetë me lule dhe një busull të veçantë ku e falenderonte për përkushtimin e saj.

22:47
“Kërko falje publike, na ofendove”/ Debat i fortë mes balerinit dhe Dalina Buzit në DWTS

U pasua me debate të forta kërcimi sensual i Megi Pojanit dhe Jurgenit në Dancing With The Stars.

22:35
“Një nga kërcimet më të arrira”/ Megi Pojani befason jurinë e DWTS me kërcimin sensual

Në një konteporane sensuale , Megi Pojani arriti të sundonte skenën e Dancing With The Stars dhe të fitonte zemrën e jurisë.

22:05
Intervista plot polemika e Ronaldos, një nga lojtarët e United në krah të portugezit

Intervista e Cristiano Ronaldos për The Sun shkaktoi shumë polemika duke qenë se portugezi foli hapur për marrëdhënien e tij aktuale me klubin e Manchester United ndërsa nuk harroi të përmendë se nuk e respekton trajnerin e Djajve të Kuq, Erik ten Hag.

21:59
Deborah Keçi guxon, por nuk ia del! Swing-u i saj kritikohet nga juria

Me hapa të shpejtë e të saktë, por mekanikë, e cilësoi juria kërcimin e kësaj mbrëmjeje të sportistes Deborah Keçi dhe Nikos.

21:49
Këndoni sa më shumë kur jeni në makinë, përse do thoni ju? Ja arsyet

E ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në makinën tuaj dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin? Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

21:48
Elhaida Dani thyen rekordet e Dancing With The Stars! Për herë të parë rrëmben 40 pikë!

Elhaida Dani ka thyer sonte rekordet e të gjitha netëve të Dancing With The Stars, duke marrë pikët maksimale nga juria me një ‘Samba’ të përkryer.

21:46
Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, shoqërohet në polici mësuesi pas transmetimit të rastit në “Fiks Fare”

“Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e djeshme rastin e 14-vjeçares që është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, i cili u shoqërua në komisariat.

21:39
‘FIFA të ketë turp’/ Tifozët kërkojnë dëmshpërblim pas ndalimit të birrës në stadiumet e Katarit (fotot)

Mediat raportonin sot për tifozë të zëmëruar futbolli që kërkonin dëmshpërblime nga shefat e Kampionatit Botëror të Futbollit, pas njoftimit të papritur për ndalimin e alkoolit në stadiumet e Katarit. 

21:27
SHBA shpreson për një marrëveshje Kosovë – Serbi në ditët në vijim

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”.

21:25
Hyn sërish ‘në lojë’ Erdogan, diskuton me Zelenskyn dhe Putinin për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Presidenti turk i tha Zelenskyt se zgjatja e marrëveshjes për korridorin e grurit dhe shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës ishin përvoja pozitive dhe se nga “zgjerimi i këtij mirëkuptimi në tryezën e negociatave” do të përfitonin të gjitha palët.

21:10
Mënyra më e mirë e ngrirjes së spinaqit, plot vlera gjatë gjithë vitit

Vlerat e shumta të spinaqit me siguri i dini mirë, bashkë me përdorimet e shumta në kuzhinë.

21:01
Talenti gjeorgjian: Në Napoli edhe 70-vjeçarët janë “ultras”, festimi i huazuar nga Curry

Khvicha Kvaratskhelia, mund të konsiderohet pa frikë si zbulimi më i madh në Serie A në pjesën e parë të sezonit.

21:00
Finlanda ndërton gardhin 200-km të gjatë në kufirin me Rusinë (fotot)

Garda kufitare prezantoi sot planet rritjen e sigurisë kufitare me ndërtimin e një gardhi 200-km me Rusinë pas rritjes së tensioneve prej konfliktit në Ukrainë.

20:50
A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin.

20:43
Qytetari me tumor prej 3 muajsh pa shërbime mjekësore, Fiks-Fare zgjidh problemin

Mustafa Musaku,  vëllai i Luan Musakut nga qyteti i Lushnjës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi vëllai i tij vuan prej vitesh nga një masë tumorale në hundë, edhe pse i operuar në vitin 2014.

20:35
Këshilli i Europës për Siguri të Gazetarëve: Qeveria përkeqësoi lirinë e medias në Shqipëri

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve deklaruan në Tiranë, në fund të një misioni fakt-mbledhës, se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar më tej, për shkak të ndërhyrjes së pronarëve dhe të qeverisë.

20:27
Leksion nga “i çmenduri”, Polonia në Katar me një “armë” plus

Polonia është një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Katarit, teksa janë shortuar në Grupin C së bashku me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Argjentinën.

20:18
Zgjoheni me dhimbje stomaku? Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj

Zgjimi me dhimbje stomaku mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku rasti më i mirë është sinjalizimi i trupit se është koha për të ngrënë mëngjes.

20:10
Collina: Femrat mund të arbitrojnë çdo ndeshje në Katar, edhe mes vendeve arabe

Gjyqtaret femra të përzgjedhura për Kupën e Botës do të jenë gjithashtu në gjendje të gjykojnë ndeshje ku përfshihen vendet arabe.

20:05
Një fund i përlotur/ Reja zhvillon të shtunën ndaj Armenisë ndeshjen e tij të fundit

Kanë kaluar rreth 3 vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e tij të parë si trajner i Shqipërisë, të zhgënjyer asokohe nga rezultatet dhe klima jo e mirë e krijuar nga ish-trajneri Christian Panuci.

19:57
“Dëbohet” diplomatja ruse/ Shqipëria i refuzon vizën e akreditimit një diplomateje të OKB

Shqipëria i ka refuzuar vizën e akreditimit një shtetaseje ruse e cila është përzgjedhur për të përfaqësuar UNODC, Zyrën e Kombeve të bashkuara për drogën dhe krimit.

19:53
“Njihuni me fshatin e ndërtuar nga paratë britanike”/ “Daily Mail” nuk ndalet, sërish jehonë largimit të shqiptarëve

E famshmja britanike “Daily Mail” kësaj radhe ka mbërritur në fshatin Muzhak, aty ku familjet kanë dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar.

19:50
Emigrojnë edhe punëtorët e turizmit/ Në Vlorë, operatorët turistikë me sytë nga India, Filipinet dhe Indonezia

Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi.

19:46
Turizmi në Vlorë/ Kryeministri: Investimet nuk ndalen, nje prej tyre është edhe aeroporti

Pasi i vlerësoi si motori kryesor i zhvillimit turistik dhe ekonomisë rajonale, tur-operatorëve të Vlorës, kryeministri Edi Rama u kërkoi të përveshin mëngët e të nisin nga puna përgatitjet për sezonin e ri turistik.

19:38
Burri që jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit, thotë se largohet vetëm ‘në arkivol’ (fotot)

Një familje nga Uellsi që kanë jetuar prej më shumë se 40 vjetësh në mesin e një rrethrrotullimi, deklarojnë se fundmi se nuk merakosen as nga zhurma, as nga presioni i autoriteteve për të ndryshuar vendbanim.

19:33
Më shumë gra se ndërtues në burg/ Në 2021 u dënuan 90 gra për ndërtime pa leje, asnjë burrë ndërtues

Ndëshkimi i personave që ndërtojnë pa leje ka qenë prioriteti i autoriteteve shqiptare, por referuar shifrave në burg nuk janë ndërtues e sipërmarrës që ndërtojnë pallate, por gratë.

19:27
Lista/ Kryesia e PD miraton emrat e kandidatëve në primare për 18 bashki

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve në primare për 18 bashki të tjera të vendit.

19:17
Marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, arrestohet adoleshenti në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec së fundmi, ku një 15-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur.

19:12
Asgjë nuk është si më parë/ Çfarë mbeti pas tërheqjes së Rusisë nga territoret e Khersonit (Foto)

Rusia u tërhoq pak ditë më parë nga Khersoni, aty ku trupat e saj kanë qëndruar për një kohë të gjatë.

18:57
Berisha thërret protestë në 6 dhjetor/ Veliaj: Tradhti ndaj demokratëve e sloganit “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar protestën e Sali Berishës, të thirrur në ditën kur do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

18:52
Miqësorja me Ishujt Faroe, Giresse: Gjithmonë luajmë për fitore, Franca e merr trofeun Katar 2022

Kosova do të zhvillojë këtë të shtunë ndeshjen miqësore, atë ndaj Ishujve Faroe.

18:50
Vrasjet shokuese të 4 studentëve të Universitetit të Idaho, ishin ‘personale,’ zbulon autopsia në SHBA (fotot)

Autopsitë e kryera sot në trupat e katër studentëve të Universitetit të Idaho të masakruar në fillim të javës, tregonin se vrasjet ishin “personale”, ndërsa babai i një prej viktimave tha se bija e tij ishte përpjekur të luftonte sulmuesin.

18:46
Sulm me raketa në Zhaborizha/ Ndërtesa të shkatërruara, shkon në nëntë numri i viktimave

Zaporizhzhia është bombarduar sërish gjatë natës së enjtes, duke lënë të vdekur nëntë persona.

18:32
“Protestë në ditën e dasmës të ribashkimit me BE”/ Vjen reagimi i parë i PS pas paralajmërimit të Berishës për tubim më 6 dhjetor

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur “turp” protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur Tirana do të presë samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor.

18:24
Fansat e pyesin se kur do të bëhet nënë, Paris Hilton tregon kur planifikon të zgjerojë familjen

Pas martesës së saj me Carter Reum, trashëgimtarja miliardere Paris Hilton është ndeshur shpeshherë me pyetjet se kur do të bëhet nënë. Së fundmi, bukuroshja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka sqaruar të gjithë ndjekësit se çfarë mendon ajo dhe bashkëshorti i saj për krijimin e familjes.

18:21
Ndjekje serial-killeri në Romë pas gjetjes së trupave të tre grave të vdekura (fotot)

Trupat e tre grave që besohet se ishin prostituta janë gjetur të vrara me thikë në dy apartamente të zonës së pasur të Prati në kryeqytetin italian.

18:15
Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

18:12
Miqësorja me Ishujt Faroe, Giresse: Gjithmonë luajmë për fitore, Franca e merr trofeun Katar 2022

Kosova do të zhvillojë këtë të shtunë ndeshjen miqësore, atë ndaj Ishujve Faroe. Kjo përballje do të nisë në orën 18:00 në “Fadil Vokrri” dhe kjo përballje do të transmetohet për Shqipërinë ekskluzivishtë në “SuperSport 3”.

17:57
Koreja e Veriut teston raketën balistike me rreze për të goditur të gjithë SHBA-në

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale që ra pranë ujërave japoneze në provën e dytë të madhe të armëve këtë muaj që tregoi një aftësi të mundshme për të nisur sulme bërthamore në të gjithë territorin e SHBA-së.