Isli Islami, gjatë javës surprizoi partneren e tij, Ledian duke i shkuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me një buqetë me lule dhe një busull të veçantë ku e falenderonte për përkushtimin e saj.

Nga Teatri i Operas dhe Baletit, gazetari vjen sonte në skenën e Dancing With the Stars me një quickstep. Ngjyra të ndezura, pozitivitet dhe ritëm solli çifti me këtë kërcim.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel