“Protestë në ditën e dasmës të ribashkimit me BE”/ Vjen reagimi i parë i PS pas paralajmërimit të Berishës për tubim më 6 dhjetor

18/11/2022 18:32

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur “turp” protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur Tirana do të presë samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Berisha ka thirrur protestën kundër Bashkimit Europian, duke i shërbyer siç shkruan ai, lojës së Vladimir Putinit kundër BE. “Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën”- shkruan ndër të tjera Balla.

Postimi i plotë:

“Turpi i Shqipërisë ka emër!

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.

Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.

Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.  Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.

A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.

Top Channel