Miqësorja me Ishujt Faroe, Giresse: Gjithmonë luajmë për fitore, Franca e merr trofeun Katar 2022

18/11/2022 18:52

Kosova do të zhvillojë këtë të shtunë ndeshjen miqësore, atë ndaj Ishujve Faroe.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i dardanëve Alain Giresse u shpreh se këto ndeshje miqësore u shërbejnë për të testuar lojtarët e rinj.

Më tej tekniku i Kosovës theksoi se çështja e ftesave te Kombëtarja gjithmonë kanë qenë çështje për diskutim dhe diçka e tillë do mbetet gjithmonë.

A do fitoni nesër ndaj Ishujve Faroe?Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje”

A keni evidetuar lojtarë të rinj që mund t’i ftoni sërish në Kombëtare?Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja nesër pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen.”

A nuk duhen ftuar edhe lojtarë të tjerë në Kombëtare?Kjo pjesa e ftesës është një problem i përjetshëm do ta quaj, sa i përket Kombëtares. Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti.”

Kush mendoni se e fiton Botërorin?Pyetjes do i përgjigjem me një pyetje tjetër kush mendoni ju që e fiton Botërorin? Flamuri me ngjyrat kaltër, bardhë dhe të kuq”./ Super Sport

Top Channel