Vrasjet shokuese të 4 studentëve të Universitetit të Idaho, ishin ‘personale,’ zbulon autopsia në SHBA (fotot)

18/11/2022 18:50

Autopsitë e kryera sot në trupat e katër studentëve të Universitetit të Idaho të masakruar në fillim të javës, tregonin se vrasjet ishin “personale”, ndërsa babai i një prej viktimave tha se bija e tij ishte përpjekur të luftonte sulmuesin.

Mjekët ligjorë përshkruanin sot vrasjet që kanë tronditur SHBA si sulme “personale,” sipas rrjeteve Idaho News, dhe një raporti të CBS report.

Ata thanë se disa nga plagët e thikës ishin mbrojtëse, dhe shtonin se nuk kishin zbuluar ende cili ishte sulmuar i pari.

Secila nga viktimat ishte goditur më shumë se një herë dhe nuk kishte shenja sulmesh seksuale në apartamentin tragjik, pranë kampusit universitar.

Zyrtarët thanë se kishte një “masë të madhe gjaku në vendngjarje” në një skenë të paparë ndonjëherë nga oficerët.

Vrasjet Ethan Chapin, 20 vjeç, Madison Mogen, 21, Xana Kernodle, 20, dhe Kaylee Goncalves, 21 vjeçe, kanë shokuar universitetin dhe opinionin publik.

Babai i Kernodle tha se autopsia tregonte se bija e tij kishte luftuar deri në fund sulmuesin.

“Megjithse ishte fëmijë, ajo ka bërë ç’ka mundur,” tha Jeffrey Kernodle për rrjetin Arizona’s Family.

Jeffrey tha se kishte dëgjuar për herë të fundit nga Xana, mesnatën e të dielës kur i tha se ishte “shumë mirë.”

“Ata po qëndronin në shtëpi, Xana ishte me të dashurin e saj,” tha ai, duke iu referuar viktimës Ethan Chapin.

“Ajo e Ethan ishin bashkë prej një viti. E kisha takuar një javë më parë, ishte shumë mirë. Ishte e lumtur që po jetonte me të dashurin e saj”, tha babai i tronditur.

FOTO GALERI
1/5
Autopsitë tregonin se vrasjet shokuese ishin “personale”

Top Channel