Katër studentë universiteti vriten barbarisht, në një nga krimet më të rënda që policia ka parë në SHBA (fotot)

18/11/2022 16:16

Në fundjavë policia amerikane u thirr në një shtëpi në Idaho ku u përball me skenën e rëndë të trupave të katër studentëve amerikanë universiteti të masakruar.

Autori ose autorët e panjohur, janë ende në arrati dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me studentët e Universitetit të Idaho  Ethan Chapin, 20 vjeç, Madison Mogen, 21 vjeçe, Xana Kernodle, 20 vjeçe, e Kaylee Goncalves, 21 vjeçe, të cilët ishin kthyer në shtëpi pas një nate në bar, në orët e para të së dielës tragjike të 13 nëntorit.

Ajo që përshkruhet nga policia si një nga skenat më makabre të krimit që kanë parë, është vrasja e studentëve që besohet se ka ndodhur mes orës 3 e 4 të mëngjesit, me një armë të mprehtë.

Policia vendore e federale po bashkëpunojnë me FBI për ngjarjen që ka shokuar komunitetin mbarëamerikan, por ende asnjë nuk është arrestuar.

Policia ka konfirmuar vetëm disa nga faktet e natës fatale.

Kreu vendor James Fry tha në një konferencë se viktimat kishin dalë së bashku në barin pranë kampusit universitar ‘Mogen and Goncalves’ dhe u kthyen në shtëpi rreth orës 1.45 të natës.

Nuk është e qartë se kush ka telefonuar në numrin e emergjencës 911 por dy studentë të tjerë ishin në banesë në kohën e incidentit që nuk janë plagosur.

Zyrtarët shtonin se nuk kishte prova për hyrje mne forcë në banesë dhe dy studentët e mbijetuar kanë bashkëpunuar me autoritetet.

Ata thanë për rrjetin   Daily Mail se vrasja e katërfishtë ishte një nga skenat më të këqija që kishin parë.

Teksa hetimet vazhdojnë, Fry nxiste studentët e kampusit të qëndronin vigjilentë pasi nuk kishte siguri nëse rreziku është larguar.

FOTO GALERI
1/7
Policia amerikane u thirr në një shtëpi në Idaho ku u përball me skenën e rëndë të trupave të katër studentëve amerikanë

Top Channel