Operacion me policinë kundër grupit të strukturuar kriminal, SPAK: Kërkohet ekzekutimi i masave ndaj disa personave për trafik droge dhe pastrim parash
Të paktën 400 familje që banojnë në lagjen “29 Marsi” në bashkinë Patos prej më shumë se 20 vjetësh vuajnë mungesën e investimeve në rrugë, të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ndriçimit.
Në këtë zonë jeton edhe vet Rajmonda Balilaj, kryebashkiakja socialiste e 3 mandateve.
Banorët pohojnë faktin se janë ankuar me dhjetëra herë, por fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi në lagje nuk është bërë as investimi më i vogël.
Sipas banorëve 50 metra më tej ndodhet banesa e kryebashkiakes Rajmonda Balilaj ku duket qartë rruga është e shtruar me asfalt, ndriçimi i rrugës funksionon e sa për ujërat e zeza, nuk e ka problem pasi banesa ndodhet në pjesën e sipërme të kodrës dhe ujrat shkarkojnë në kanalin kryesor të rrugës
Të lodhur nga pritja dhe neglizhenca e bashkisë banorët thonë se po mendojnë që të investojnë vetë dhe derisa të bëhen bashkë në një mëndje dhe një “xhep” situata do mbetet e njëjtë.
Top Channel