Marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, arrestohet adoleshenti në Pogradec

18/11/2022 19:17
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec së fundmi, ku një 15-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Policia bën me dije se është ndaluar adoleshenti dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel