Tension i lartë në Madrid! Atlético akuzon hapur Realin: “Mjaft na vodhët lojtarët, nuk ju falënderojmë për asgjë!” 10/06 01:58
Karim Benzema mund të mungojë në ndeshjen e parë në Katar, atë ndaj Australisë.
Sulmuesi i Real Madrid vijon të stërvitet i diferencuar, ndërsa Deschamps po mendon seriozisht tani që ti besojë një fanellë titullari sulmuesit të Milan, Olivier Giroud.
Diçka e tillë konfirmohet edhe nga mediet franceze, pasi fituesi i Topit të Artë nuk është ende në kondicionin e duhur dhe stafi teknik nuk kërkon të rrezikojë.
Kështu, Giroud do të ketë mundësin të tregojë vlerat e tij dhe të shfrytëzoj në maksimum shansin e tij me përfaqësuesen në ndeshjen e parë të grupit, më 22 nëntor ndaj Australisë.
Top Channel