Berisha thërret protestë në 6 dhjetor/ Veliaj: Tradhti ndaj demokratëve e sloganit “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”

18/11/2022 18:57

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar protestën e Sali Berishës, të thirrur në ditën kur do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

Duke kujtuar sloganin e demokratëve “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se më këtë protestë, Berisha po tradhton demokratët pasi po bën të kundërtën e asaj që synon e djathta shqiptare.

“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tirane! Sa turp!  Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Top Channel