Mashtroi “të pasurit”, dënohet me 11 vjet burg sipërmarrësja shtatzënë në SHBA!

19/11/2022 08:20

Edhe pse shtatzënë, gjykata nuk u lëkund në dhënien e një vendimi të ashpër për sipërmarrësen Elizabeth Holmes e cila u dënua me më shumë se 11 vjet burg për mashtrimin e investitorëve, të cilët kishte tentuar t`i bindte se kompania e saj e re “Theranos” kishte zhvilluar një pajisje mjekësore revolucionare, që mund të diktonte një sërë sëmundjesh dhe gjendjen shëndetësore, vetëm përmes një analize të thejshtë gjaku.

38 vjecarja u shpall fajtore për dy akuza për mashtrim financiar dhe dy akuza për komplot, për të kryer mashtrim financiar. Dënimi i dhënë nga gjykatësi Edward Davila ishte më i shkurtër se 15 vitet burg që kishin kërkur prokurorët federal, por shumë më i rreptë se ulja e ndjeshme që pretendonte ekipi ligjor i saj.

Holmes u shfaq në shumë revista të njohura biznesi, ku etiketohej si pionere në fushën e teknologjisë, e madje krahasohej dhe ish-drejtuesin e Apple, Steve Jobs. Ajo arriti të tërheqë një sërë investitorësh të famshëm, përfshirë manjatin e programeve kompjuterike, Larry Ellison, atë të medias Rupert Murdoch, dhe familjen Walton, e cila është pronare e kompanisë Walmart.

38 vjecarja është nënë e një djali një vjec, dhe pret fëmijën e e saj të dytë. Gjykatësi vetëm këtu u tregua pak zemërgjerë dhe i dha më shumë se pesë muaj në liri përpara se të nisë vuajtjen e dënimit në 27 prill.

Top Channel