Një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Malit të Zi është goditur nga policia në Shkodër.

Në kuadër të operacionit “Grabom”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, ndërsa drejtuesi ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar më vonë.

Në pranga ranë  R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

21.5 kg kanabis u sekuestruan, bashkë me automjetin me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel