12:51
Veliaj e Rama në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, dikur plot me plehra, por sot me 7 ura
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.