Mundësja Shanna Young pret gërshetat për të plotësuar peshën e konkurrimit, por ‘nuk ia vlejti’ (fotot)

07/11/2022 18:25

Mundesja e kategorisë UFC Shanna Young mendoi të merrte masa drastike për të ulur peshën e saj gjatë peshimit me kundërshtaren Miranda Maverick – duke prerë copa të mëdha të flokëve të saj të gërshetuara.

Prandaj Young u detyrua më pas të sakrifikonte të gjithë flokët e saj duke arritur masën e kategorisë në peshimin e tretë.

Kështu që Young hyri me kushte të barabarta në luftimin ndaj Maverick në kualifikueset e UFC Vegas edhe pse për fat të keq humbi me vendim unanim të jurisë 30–26, 30–26, 30–26, kështu qe dhe sakrifikimi i flokëve nuk i solli rezultatin e deshiruar.

Kampionati u fitua nga Amanda Lemos e cila mundi Marina Rodriguez në raundin e tretë, kurse për meshkuj Neil Magny u mund nga Daniel Rodriguez.

FOTO GALERI
1/5
Shanna Young mendoi të merrte masa drastike për të ulur peshën e saj gjatë peshimit me kundërshtaren Miranda Maverick

Top Channel