Grabitet marketi në Voskop, pronari: Kanë qenë katër persona të maskuar dhe të armatosur, shqyen derën me armë

08/11/2022 10:36

Një market në fshatin Voskopojë të Korçës është grabitur këtë të martë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave personat pasi kanë zbritur nga një mjet dhe pasi kanë thyer një prej xhamave të derës së jashtme, kanë hyrë brenda duke marrë një sasi lekësh si dhe produkte të ndryshme ushqimore, kryesisht pije alkoolike dhe cigare.

Sipas Bledar Leskës, pronarit të marketit, kater personat drejtonin një “golf 6”, kanë ardhur nga rruga e Voskopojës dhe pasi kanë shkuar deri tek një pikë karburanti në afërsi të biznesit janë rikthyer edhe një herë tjetër.

Në pamjet e kamerave të sigurisë që janë sekuestruar nga policia të katër personat, kanë qenë me maska edhe me doreza ndërsa kanë pasur dhe një armë automatike, të cilën gjatë grabitjes e kanë vendosur mbi banak.

Kanë zbritur 4 persona, 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë. Kanë shqyer derën, kanë marrë komplet kasafortën, paketa cigaresh, shishe whiskey etj. Në kasafortë për fatin tim të keq dhe fatin e tyre të mirë, kishte harruar çuni portofolin. Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni. Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë.

Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda. Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe prapë kanë ikur rrugës së fshatit Voskopojë. Rast i tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh”, tregon Leska.

Top Channel