Merr flakë në lëvizje kamioni pranë “Pallatit me Shigjeta”, krijohen radhë të gjata trafiku (Pamjet)

08/11/2022 09:57

Një mjet tip kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Mësohet se kamioni ishte në ecje gjatë momentit kur mori flakë, paraprakisht dyshohet për shkak të një . Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”- njofton policia.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel