E hënë, 16 Janar 2023
18:16
​Ukraina dhe BE nënshkruajnë marrëveshje për të ofruar 19.4 miliardë dollarë ndihmë makro-financiare

Kryeministri i Ukrainës njoftoi të hënën se vendi i tij nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me BE-në për të ofruar 18 miliardë euro (19.4 miliardë dollarë) ndihmë makro-financiare.

18:12
Burri që mbijetoi më shumë se 10 vjet në koma, zgjohet për të treguar historinë e rrallë (fotot)

Një i ri që ishte “kyçur” brenda trupit të tij pa mundur të lëvizte asnjë muskul edhe pse dëgjonte, shikonte e kuptonte atë që ndodhte rreth tij, ka treguar së fundmi detaje të historisë së pazakontë.

18:04
“Shuarja” e yllit të Milanit, Sacchi: Ai futet në fushë si humbës!

Tifozët e Milanit e pritën me entuziazëm të madh blerjen e Charles De Ketelaere, por mesfushori i avancuar belg po përballet me vështirësi të mëdha në sezonin e parë në Itali.

17:49
Britania zbulon paketën më të rëndësishme të ndihmës për Ukrainën deri më tani

Ben Wallace zbuloi paketën më të rëndësishme të ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën deri më tani.

17:36
Mund të ketë edhe efekte negative, ja çfarë ndodh me trupin kur hani shumë fruta

Qoftë njerëzit obezë apo diabetikë, pacientët me zemër apo edhe një individ i shëndetshëm, sheqeri nuk shihet kurrë si një zgjedhje e shëndetshme për askënd.

17:34
Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e “terroristëve”

Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

17:32
Republikanët dënojnë ‘hipokrizinë’ e presidentit Biden për dosjet ‘e klasifikuara’ (fotot)

Partia republikane e SHBA ka akuzuar sot presidentin Joe Biden për ‘hipokrizi’ pas gjetjes së një mase të madhe dokumentesh sekrete në shtëpinë e tij private në Delaware.

17:29
Parada drejt Kuvendit, si u veshën deputetët sot në sesionin e parë parlamentar

Ka nisur dhe ka përfunduar sot në mënyrë të vrullshme sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët duket se i kishin kushtuar shumë rëndësi veshjes së tyre kuruar në detaje.

17:26
Shkëmbimi i 1000 të burgosurve, Moska dhe Kievi vijojnë punën për marrëveshjen e madhe

Rusia dhe Ukraina kanë përgatitur një marrëveshje të madhe shkëmbimi të të burgosurve.

17:22
Pezullimi nga detyra e kryekomisarit dhe komisarit në Devoll, lejuan prerjen dhe tregtimin e pyjeve për persona të ndryshëm

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar ditën e sotme nga detyra pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H. nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.

17:21
Ndoshta mund të duket bazike, por kjo është arsyeja pse Margot Robbie e adhuron Londrën!

Margot është e njohur për dominimin magjepsës të skenës së Hollivudit.

17:15
Arrin në 40 numri i viktimave pas sulmit rus në Dnipro të Ukrainës

Autoritetet ukrainase njoftojnë se numri i viktimave pas sulmit me raketa ruse gjatë fundjavës në qytetin Dnipro ka arritur në 40, një nga sulmet më të rënda kundër civilëve që nga fillimi i agresionit të Moskës kundër Kievit pothuajse 11 muaj më parë. Ndërkohë, një raport i ri nga disa ekspertë perëndimorë thotë se ka disa tregues që lënë të kuptohet se Kremlini po synon një luftë të zgjatur në Ukrainë.

17:02
Një spanjoll dhe një italian idhujt e Gavit: Punoj fort për t’u bërë si ata

Barcelona fitoi 3-1 finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Realit të Madridit. Lojtarët katalanas zhvilluan një ndeshje fantastike dhe i dhuruan Xavit trofeun e parë si trajner i Barcelonës.

17:01
Modelja e rrjetit habitet kur i dashuri i thotë se lahet ‘vetëm me ujë dhe zero sapun’ (fotot)

Disa komentuese i shkruanin vajzes: “shyqyr që është i dashuri yt dhe ne s’kemi punë me të”.

16:47
Sesion i ri parlamentar “vese” të vjetra! Berisha bllokon sërish foltoren: A ka ardhur Rozeta në shtëpinë tuaj, kujt i përkasin 400 mijë euro

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa ka nisur fjalën e tij me tone të larta ditën e sotme seancën parlamentare, ka akuzuar qeverinë për vjedhje parash dhe bashkëpunim me Rozeta Dobin.

16:42
Ishte larguar që prej ditës së djeshme nga shtëpia, gjendet i mbytur në lumin Osum 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është gjetur i mbytur në fshatin Orizaj në ujërat e lumit Osum.

16:39
Selena Gomez i përgjigjet komenteve negative në lidhje me trupin e saj! (foto)

Selena Gomez ka mbyllur komentet që e shanin atë në lidhje më trupin e saj në ceremoninë e të shtunës pasi mori pjesë në Golden Globes 2023.

16:32
Jose Mourinho ironizon Chelsea për blerjen €100mln të sulmuesit ukrainas (fotot)

Ish-trajneri i skuadrës së Chelsea, Jose Mourinho ka bërë disa kritika ironike skuadrës pas transferimit të bujshëm të Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk këtë muaj.

16:30
“25 mln € për ushtarët dhe familjet e të rënëve! Mudryk? Kam ndjenja të përziera”

Shakhtar Donetsk shiti Mykhailo Mudryk te Chelsea për 100 milionë € (70+30 në formë bonuesh).

16:21
100 ukrainas mbërrijnë në SHBA për trajnimin në mbrojtjen ajrore “Patriot”

Një grup ukrainas mbërriti sot në bazën stërvitore Fort Still në Oklahoma, ku do të trajnohen për përdorimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

16:15
Nis sesioni i ri parlamentar për 2023/ Nikolla zbardh synimet: Prioritet është integrimi evropian

Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, ku drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla ka bërë bilancin e sesioni të kaluar ndërsa ka përmendur edhe prioritetet e këtij viti, ku ka theksuar se transparenca e komisioneve dhe te integrimi evropian i vendi janë fokusi i punës së Kuvendit.

16:13
Itali, arrestohet pas tre dekadash bosi i mafias

Pas tre dekadash në arrati, policia italiane ka arrestuar një nga bosët e mafias, Matteo Messina Denaro. 60-vjeçari u arrestua ndërsa kishte shkuar për t’u vizituat në një klinikë private në Palermo. Tani ai do të vuajë disa dënime të përjetshme, ndërsa sipas prokurorisë italiane është përgjegjës për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

16:10
Brendan Fraser fitues i ‘Critics Choice Awards’ si aktori më i mirë!

Brendan Fraser zgjedhet aktori më të mirë në Critics Choice Awards për rolin e tij në festivalin e filmit të dashur “The Whale” të dielën.

16:08
‘Pasuria është një mallkim’/ Miliarderi i grupit Hobby Lobby heq dorë nga kompania e tij (fotot)

“Paraja ka tendencë të nxjerrë në pah makutërinë, xhelozinë dhe më të keqen te njerëzit”, ka thënë themeluesi grupit të njohur të marketeve amerikane Hobby Lobby duke shtuar se pasuria nuk është ashtu siç mendohet nga shumë njerëz, prandaj po heq dorë nga kompania e tij.

16:07
Festa gjigande që organizoi Kim Kardashian në 5-vjetorin e vajzës së saj!

Kim Kardashian organizoi një festë luksoze për vajzën e saj Chicago, me temë “Hello Kitty” për të festuar ditëlindjen e saj të pestë të dielën.

16:00
Ushqimet që duhet të hani për flokë të fortë dhe me shkëlqim!

Kush nuk ëndërron për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim?

15:53
Titull pas 638 ditësh dhe i pari pas “erës” Messi, Barça nis të buzëqeshë

Barcelona festoi në Arabinë Saudite titullin e saj numër 14 në historinë e Superkupës së Spanjës teksa mposhti në El Clasico, rivalët e përbetuar të Real Madrid me rezultatin 1-3.

15:47
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen në mars

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.

15:43
U zhduk 10 vite më parë, fëmijët e saj ofrojnë 10,000 £ për informacion

Familja e një nëne të tre fëmijëve e cila u zhduk 10 vjet më parë po ofron 10,000 £ për informacion në lidhje me atë që i ndodhi asaj.

15:41
Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen nga detyra drejtuesit e komisariatit të Devollit

Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, shefi i komisariatit B.P. dhe shefi i rendit A.B. janë pezulluar nga detyra.

15:37
Rusia thotë se ka gati skuadronin e parë të dronëve nënujorë Poseidon që mund të shkaktjonë ‘tsunami radioaktiv’ (fotot)

Rusia ka njoftuar sërish sot krijimin e skuadronit të parë të dronëve shkatwrrimtare nënujorë që sipas saj mund të shkaktojnë “tsunami radioaktiv dhe të shkatërrojnë bazat detare të armikut”.

15:35
Gjashtë tentativa për të hyrë në Britani, i riu nga Kukësi: Do ta provoj prapë!

6 tentativa të dështuara për të emigruar në Britani të Madhe nuk kanë mjaftuar që ta zbrapsin një 28-vjecar nga Kukësi, të identifikuar nga REL vetëm me inicialet V.H. – që ta provojë sërish.

15:31
Peshëngritja, në dyert e prokurorisë/ Trajneri Zef Kovaci denoncon vjedhjen e shpërblimit të tij

Trajneri Zef Kovaçi denoncon vjedhjen që i është bërë shpërblimit të tij për arritjet e viti të shkuar.

15:23
Nëse jeni adhurues të portokallit bëni mirë të jeni edhe të lëkurës së këtij fruti të shëndetshëm!

Lëkura e portokallit është shumë e mirë për pastrimin e mushkërive nga helmet e marra nga ajri dhe substancat që shkaktojnë alergji.

15:20
Dekorohet ambasadori Walker/ Ish-shefi i misionit monitorues të OSBE në Kosovë i dëshmoi botës masakrën e Reçakut

Ambasadori amerikan Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, njeriu i  cili pa dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut në më 15 janar të vitit 1999 është dekoruar nga presidenti Bajram Begaj.

15:10
Gjykatësi i Kushtetueses nën akuzë/ Sipas SPAK, Fatos Lulo ka fshehur pasurinë

Dikur në shkallën më të lartë të gjyqësorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si një ndër njerëzit që votoi pro procesit të vetting-ut, do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykata e Posaçme.

14:57
Bashkëshorti i Britney Spears thyen heshtjen pas incidentit të ndodhur në një restorant!

Pas pretendimeve për një incident të mundshëm të ndodhur në një restorant në Los Angeles gjatë fundjavës, bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka thyer heshtjen ndërsa darkonte me gruan e tij.

14:48
A është ky fundi i një epoke për Liverpoolin?

Kupa e Botës ishte një pauzë e mirëpritur për klubin e futbollit Liverpool.

14:42
“A keni ndonjë pyetje për mua?”, si t’i përgjigjeni pyetjes gjatë intervistës së punës

Kur intervista është drejt fundit me shumë gjasa intervistuesi mund të ju pyesë “A keni ndonjë pyetje për mua?”.

14:37
I jepet lamtumira ish-mbretit të fundit të Greqisë, 200 anëtarë të familjeve mbretërore të Europës marrin pjesë në funeral

Mijëra grekë, shumë prej tyre në orët e para të mëngjesit i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-mbretit të Greqisë, Kostandinos Gliksburg që vdiq në 10 janar në moshën 82-vjeçare.

14:26
“Kundër kostove të burokracisë shtetërore”/ Braçe për ndërtimet pa leje në fshat: Tarifat dhe taksat po mbysin bujqit

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për ndërtimet pa leje në fshat, ku thotë se bujqit nuk mund të paguajnë tarifa e taksa që vijnë si pasojë e “burokracisë shtetërore”.

14:24
Dyshohet se ekzekutoi mbi 200 gra, kush është vrasësi serial që kërkon të pastrohet nga akuzat duke luftuar për Rusinë

Një vrasës serial që vlerësohet si më gjakatari i Rusisë, i cili dyshohet se ka vrarë mbi 200 gra është shfaqur si vullnetar për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.

14:15
Barça-Inter, bisedime për një shkëmbim të dyfishtë

Xavi Hernández vazhdon të insistojë në konferencat e tij për shtyp se është i kënaqur me skuadrën aktuale për të garuar deri në fund të sezonit, por merkatoja dimërore është e hapur dhe te Barcelona ata janë të gatshëm të përfitojnë në rast se shfaqet ndonjë mundësi për të përforcuar skuadrën.

14:13
Shuhet diva e kinemasë/ Vdes “gruaja më e bukur e botës”, Gina Lollobrigida!

Gina Lollobrigida, një prej yjeve më të mëdha të kinematografisë europiane, e përshkruar shpeshherë edhe si “gruaja më e bukur në botë”, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi filmike që përfshin filma të mëdhenj si “Gungaçi i Notre Damit”, dhe “E bukur, por e rrezikshme”.

14:06
Një provincë kineze shpenzoi 22 miliardë dollarë për ‘luftën’ ndaj Covid

Një numër i qeverive rajonale në Kinë kanë zbuluar shumat e mëdha që kanë shpenzuar për të luftuar pandeminë, duke përforcuar një raport të mëparshëm të medias shtetërore që sugjeronte se rritja e kostove ishte një arsye kryesore pse vendi braktisi papritmas politikën e tij zero-Covid.

13:59
Cili është vendi më i vizituar në botë?!

Franca ka mirëpritur 66.6 milionë vizitorë nga e gjithë bota në vitin 2022. Hannah Free, analiste e udhëtimeve dhe turizmit në ‘GlobalData’ tha se:|

13:44
“Ndarja në PD është e pakthyeshme”, Fation Veizaj lë mandatin e deputetit

Deputeti i PD-së në Qarkun e Vlorës, Fation Veizaj vendosi të lerë mandatin e deputetit.

13:42
Tërmeti dëmtoi katër shtëpi në Zall Bastar, Veliaj: Bashkia do të japë ndihmën financiare për riparimet

Katër shtëpitë e dëmtuara janë dëmtuar nga tërmeti i një nate më parë në Zall Bastar. Për këto familje, kryebashkiaku Erjon Veliaj thotë se do të ketë ndihmë financiare.

13:26
Al Nassr kërkon portier, prioritet ish-i i Realit të Madridit

Al Nassr, skuadër ku pak javë më parë u transferua Cristiano Ronaldo, po negocion inkorporimin e menjëhershëm të portierit Keylor Navas.

13:26
Tërmeti dëmton banesat/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Bashkinë Klos

Shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur në Bashkinë Klos, pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme.

13:13
Nëse po flirtoni me dikë në rrjete sociale duhet të keni parasysh diçka shumë të rëndësishme!

Rrjetet sociale kanë pushtuar botën si kurrë më parë dhe kanë filluar të bëhen edhe pjesë e pandashme e jetës së njerëzve, pothuajse të të gjitha moshave.

13:03
Borë në Iran, përmbytje në Arabinë Saudite/ Furia e motit “spostohet” në Lindjen e Mesme

Pasi përfshiu perëndimin dhe veriun e Iranit, një front i acartë dimëror u përplas  edhe mbi kryeqytetin e vendit, Teheran, duke paralizuar fluturimet, mbyllur shkollat, duke bllokuar autostradat e mbi të gjitha duke befasuar njerëzit, që u përballen me reshje të dendura bore për të parën herë në më shumë se një dekadë.

12:57
“Vit i mrekullueshëm”/ Ministrja gjermane e Mbrojtjes jep dorëheqjen për një video!

Ashtu siç përflitej, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka dhënë dorëheqjen duke shkaktuar një krizë në ekzekutivin e kancelarit Oalf Scholz.

12:54
Gërvalla: Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion që shkel Kushtetutën

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion, “i cili shkel Kushtetutën e vendit”.

12:50
“S’ka më punë të mira”/ OKB: Ngadalësimi ekonomik global, sjell “punë të këqija”!

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron një periudhë të zymtë përpara në tregun e punës.

12:46
Deklarata kundër shqiptarëve e ministrit britanik, Ministria e Jashtme: Shmangni gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv me Britaninë e Madhe, pas deklaratës së ministrit të emigracionit, Robert Jenrick.

12:36
Protesta e ambjentalistëve në Gjermani/ Policia “tërheq zvarrë” Greta Thunberg!

Janë përhapur me shpejtësi në internet pamjet e momentit kur aktivistja e njohur suedeze e klimës, Greta Thunberg, merret me forcë nga policia gjermane në Lützerath, ku mijëra vetë ishin mbledhur për të protestuar kundër shkatërrimit të këtij fshati dhe për ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë.

12:36
Pema 500-vjeçare/ Banorët e Drizarit kërkojnë ta shpëtojnë nga tharja

Pema 500-vjeçare në fshatin Drizar të Mallakastrës rrezikon te thahet pasi para 15 vitesh njëra nga degët e pemës gjigante është goditur nga rrufeja.

12:23
Mendoni se është ftohtë? Atëherë mund të mos mbijetoni në qytetin ku tempraturat janë minus 50 (foto)

Mendonit se dimri juaj ishte i ftohtë? Temperaturat në qytetin më të ftohtë në botë janë ulur në minus 50 gradë Celsius.

12:21
Pasgoditjet vazhdojnë, sizmologu: Luhatja e magnitudës tregon se do të kemi lëkundje të tjera

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka zgjatur 40 sekonda, kjo e matur në aparaturat e Institutit të Gjeoshkencave.

11:59
Sekuestrohen kokainë dhe mjete të ftohta, në pranga tre persona

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrrollit fizik nga policia u janë gjetur lëndë narkotike kokainë.

11:57
Deklarata kundër shqiptarëve e ministrit Jenrick, Shqipëria notë proteste Anglisë

Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër me një note proteste ndaj deklaratës me tone diskriminuese e selektive të ministrit anglez të shtetit për emigracionin, Robert Jenrick ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. 

11:55
Pamjet/ Qindra shpendë largohen mbi qiellin shqiptar, eksperti shpjegon fenomenin

Qindra shpendë janë parë të largohen në zonën e Panajasë në afërsi të Lagunës së Nartës.

11:53
Dëmet e tërmetit në fshatin ku ishte epiqendra, kryeplaku: Emergjencat civile po neglizhojnë situatën!

Kryetari i fshatit Shkall në Klos, aty ku ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin një natë më parë, thotë se emergjencat civile pranë bashkisë po neglizhojnë situatën dhe nuk po vijnë të verifikojnë dëmet.

11:51
Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë, zgjidhet Holta Zaçaj

Holta Zaçaj është anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese.

11:36
Tërmeti dëmton banesat në Klos, banorja: Shtëpia është çarë, ka rënë tavani

Të rritur, të moshuar e fëmijë u përfshinë nga paniku gjatë orës 22:37, kur vendi u përfshi nga lëkundje tërmeti.

11:19
Vazhdojnë trazirat në Burkina Faso, xhihadistët rrëmbejnë 50 gra!

Rreth 50 gra janë rrëmbyer nga xhihadistët në Burkina Faso veriore, të Afrikës thonë zyrtarët lokalë.

11:10
Kontratë trevjeçare, mbrojtësi shqiptar pjesë e Bundesligës nga sezoni i ardhshëm

Leart Paqarada do të jetë pjesë e Koln në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm.

11:03
Arrestohet bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro, pas 30 vitesh arrati

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro është arrestuar në Siçili pas 30 vitesh në arrati.

10:52
“Ishte shumë i fortë, u trembëm”, banorët pas tërmetit me epiqendër në Klos

Banorët janë shprehur të tmerruar nga lëkundjet e tërmetit që përfshinë një pjesë të vendit tonë.

10:45
“Mirë që ishim zgjuar”, banorët të tmerruar pas tërmetit në Klos

Banorët janë shprehur të tmerruar nga lëkundjet e tërmetit që përfshinë një pjesë të vendit tonë.

10:31
Vazhdojnë pas goditjet, dy tërmete njëri pas tjetrit me epiqendër në Burrel

Dy lëkundje të njëpasnjëshme janë ndjerë këtë mëngjes në disa qytete, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel.

10:29
Ulërima dhe flakë/ Filmoi vdekjen e tij, del videoja e pasagjerit në avionin e rrëzuar në Nepal

Ditë zie kombëtare është shpallur në Nepal pas aksidentit më të rëndë ajror në këtë prej tre dekadash.

10:25
Termeti në vend/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës telefonon homologun e tij shqiptar: FSK është e gatshme për ndihmë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit.

10:14
Me kanabis e armë të ftohta në makinë, dy të arrestuar në Durrës

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës. Njëri prej tyre u kap me lëndë narkotike në makinë, ndërsa tjetri me armë të ftohta.

09:54
Aksidenti i mistershëm në Fier, polumbarë rinisin kërkimet për gjetjen e makinës

Polumbarë të repartit Renea kanë filluar mëngjesin e sotëm kërkimet për gjetjen e automjetit që dyshohet se ka rënë në lumin Seman një ditë më parë rreth orës 4 të mëngjesit.

09:28
Rrëzimi i aeroplanit në Nepal, ulen mundësitë që të ketë të mbijetuar

Autoritetet në Nepal kanë thënë se ka pak shpresë që dikush i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit më 15 janar.

09:25
Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter/ 12 shtëpi të dëmtuara në Klos, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile

Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga 8 pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.

09:00
Nis sot sesioni i ri parlamentar në Kuvend

Sot nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në Kuvend në orën 16:00.

08:55
Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë

Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës.

08:47
Mbi 500 të vdekur në protestat në Iran, mes tyre 70 fëmijë

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër qeverisë së Iranit.

08:41
Tërmeti me magnitudë 4.7 në Klos, regjistrohen 8 pasgoditje gjatë natës

Tërmeti magnitudës 4.7 i shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës është pasuar nga pasgoditje me magnitudë më të ulët.

08:32
12 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Klos, vijon puna në terren

12 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në Klos pas tërmetit me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, i cili shkundi Shqipërinë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e së dielës

08:22
Qytetarët tmerrohen nga lëkundjet e tërmetit, e kalojnë natën jashtë

Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

08:15
Shkupi e shpall “të margjinalizuar” eurodeputetin bullgar, Angel Xhambaski

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u kërkoi të dielën autoriteteve të Bullgarisë që të distancohen nga deklaratat e “figurave politike margjinale” që morën pjesë në një manifestim të shtunën në Shkup, ku “provokuan ndjenjat kombëtare e shtetërore të popullit maqedonas”.

08:05
Kompanitë globale po ndihmojnë Mianmarin të prodhojë armë

Ushtria e Mianmarit është duke prodhuar sasi të mëdha armësh për t’i përdorur kundër popullit të vet, falë furnizimeve nga kompanitë e të paktën 13 shteteve, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

08:02
Parashikimi i motit, java nis me shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme këtë javë.

E diel, 15 Janar 2023
23:58
Pallatet pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa drita! Pasojat e tërmetit në vend

Një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar. Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa […]

23:22
Tërmeti, Veliaj: Të gjitha shërbimet tona të emergjencës në gatishmëri; Na sinjalizoni për çdo problematikë

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.

23:11
Tërmeti në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Raportohen dëme të lehta në Xibër

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin e fortë që tronditi vendin disa minuta më parë.

22:39
Tërmeti i fortë shkund vendin, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka lëkundur vendin pak minuta më parë.

22:29
Një befasi për Kiara Titon? Çfarë po planifikon Butrint Imeri?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

22:26
Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Nepal

68 të vdekur ka shkaktuar rrëzimi i një avioni në Pokhara, një qytet turistik në Nepalin Qendror, sipas autoriteteve, ndërsa katër persona janë të zhdukur.

22:17
Përvjetori i masakrës së Reçakut! Kujtohet dita e tmerrit, homazhe në vendin e tragjedisë

I mbijetuari i masakrës së Recakut, Aziz Beqiri jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të trupave të vrarë e të masakruar. Ai nuk harron kurrë  trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne “Kodrën e Bebushit” mëngjesin e 15 janarit 1999

22:00
Mes puthjesh dhe përqafimesh krijohet çifti i parë në “Përputhen” / Arbi deklarohet për Laurën: Jam vetëm për ty

Skena romantike mes puthjesh dhe përqafimesh kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme “Përputhen Prime”, ku është deklaruar çifti i parë. Arbi dhe Laura i thanë po njëri tjetrit për një lidhje mes tyre.

21:39
E mallkoi “tu rrëzoftë avioni”/ Viktori debat me Giselën në “Përputhen Prime:”: Zot ma largo një person si ti

Debate të forta dhe ngritje tonesh kanë shoqëruar hapjen e mbrëmjes së sotme të “Përputhen Prime”, ku një takim pesë minutësh mes Viktorit dhe Giselës nuk ka përfunduar ashtu siç pritej.

21:27
Presidenti Biden flet “për betejën për shpirtin e kombit”, sjell shembullin e Martin Luther Kingut

Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si shembull jetën e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr për të nxjerrë mësime për t’iu larguar ndasive, ekstremizmit dhe padrejtësive.

21:07
Sekuestrohet kokainë me vlerë 80 milionë dollarë në Xhamajkë

Autoritetet xhamajkane kanë sekuestruar kokainë me vlerë 80 milionë dollarë që ishte fshehur në një anije në portin e Kingston, e cila është një nga kapjet më të mëdha të lëndëve narkotike në atë vend, njoftuan sot autoritetet lokale.

20:47
Mosha për të bërë fëmijë! Si ka ndryshuar në shoqërinë tonë

Vendimmarrja për të sjellë në jetë një fëmijë, vitet e fundit po ndikohet nga shumë faktor. Çiftet po zgjedhin që si fillim ti japin përparësi arsimit, karrierës dhe stabilizimit financiar.

20:40
“El Clasico” nis “zjarr”, me fat Reali, Lewandowski godet shtyllën

Një “El Clasico” për Superkupën e Spanjës në “King Fahd International Stadium” të Riadit, në Arabinë Saudite. Reali i Madridit dhe Barcelona, dy gjigantët e futbollit spanjoll, përballë njëri-tjetrit për trofenë e parë të sezonit 2022-2023.