19:28
“NeLiriDona”/ Marshim në Shkodër kundër dhunës ndaj grave
Të veshura në të zeza, me pankarta në duar dhe në heshtje, dhjetëra vajza dhe gra shkodrane, marshuan këtë të martë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shprehur solidarizimin e tyre për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj.