Atletico Madrid “pushton” Andaluzinë, Baena dhe Lookman fundosin Sevillan në 33 minuta
Është caktuar data për ndeshjen mes Bayern Munich dhe Union Berlin, që ishte planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën e 3 dhjetorit, por që shty për shkak të borës shumë të rënduar në “Allianz Arena”.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi i Bayern Munich bën me dije se takimi i vlefshëm për javën e 13-të të Bundesliga është vendosur të luhet më 24 janar 2024, në orën 20:30.
“Ndeshja e shtyrë e FC Bayern, në Bundesliga, kundër Union Berlin është riorganizuar për të mërkurën, 24 janar 2024 në orën 20:30 në Allianz Arena. Ndeshja e 13-të ishte planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën e kaluar, por më pas u shty për shkak të sigurisë dhe kushteve të udhëtimit pas reshjeve të mëdha të borës në Mynih. Biletat për së shtunës mbeten të vlefshme për ndeshjen e riorganizuar”, shkruan Bayern.
Sfidë që për publikun shqiptar do transmetohet live dhe ekskluzivisht në Digitalb/SuperSport.
Top Channel