Mesfushori 17-vjeçar u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 2-0 të New York Red Bulls ndaj Inter Miamit, në një sfidë ku u aktivizua edhe Lionel Messi.

Adri Mehmeti shkëlqeu në MLS, duke marrë vëmendjen në duelin mes New York Red Bulls dhe Inter Miamit. Talenti me origjinë shqiptare ishte titullar dhe luajti 85 minuta në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes nga FotMob, me notën 7.9.

Mesfushori regjistroi 82 prekje të topit dhe 55 pasime të sakta, ndërsa u dallua edhe në aksionin që parapriu golin e parë të Red Bulls. Një autogol i dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa Emil Forsberg vulosi suksesin.

Messi u aktivizua në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndryshonte fatin e Inter Miamit. Kështu, protagonist i mbrëmjes u bë 17-vjeçari Mehmeti, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësira në futbollin amerikan.

I lindur në Nju Jork nga prindër shqiptarë, Mehmeti ka luajtur më parë edhe për Shqipërinë U15, ndërsa së fundmi ka debutuar me kombëtaren e parë të SHBA-së. Në prill, ai kishte shënuar edhe golin e tij të parë në MLS, pikërisht në një tjetër përballje me Inter Miamin.

Top Channel