Napoli, frikë për Alisson Santos, i hyjnë grabitësit në shtëpi, i vjedhin edhe makinën Klubi i futbollit për moshat U10, Sainte-Foy-Lès-Lyon (Sent Fo Le Lion), nga Lioni i Francës, në bashkëpunim me Shoqatën Iliria të shqiptarëve të Lionit, po organizojnë një turne në Shqipëri me ndeshje futbolli midis klubeve të të vegjëlve të të dyja vendeve, si dhe stërvitje e trajnime specifike, duke u dhënë mundësi talenteve të reja që në moshë të vogël të njohin njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre sportive.
Turneu 5-ditor përfshiu një pjesë të veriut të Shqipërisë, me qendër në Rubik, dhe një pjesë të jugut, me qendër në Kavajë, duke hapur mundësinë që edhe klubet shqiptare të jenë pjesëmarrëse në turnetë e ndryshëm në Lion.
Të shoqëruar nga prindërit e tyre, të vegjlit francezë po shohin gjithashtu nga afër Shqipërinë, përmes disa vizitave kulturore e argëtuese, për t’u njohur me historinë, traditën dhe mikpritjen shqiptare.
Top Channel