VIDEO/ Shkëlqen me një dygolësh, sulmuesi i Kombëtares udhëheq Austin drejt fitores në MLS
Pritjes i ka ardhur fundi për Mario Mitajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka debutuar në Serie A me fanellën e Genoas, duke qenë titullar në ndeshjen ndaj Venezias, të vlefshme për javën e tetë të kampionatit italian.
Genoa triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Venezias, në një sfidë ku Mitaj mori për herë të parë minuta në elitën e futbollit italian, pas transferimit te skuadra kuqeblu.
Mitaj u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas të dhënave të publikuara gjatë ndeshjes, shqiptari ishte aktiv edhe në fazën sulmuese, duke regjistruar një goditje drejt portës në minutën e 14-të, e cila u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Mikael Ellertsson në minutën e 25-të, pas asistimit të Stephan El Shaarawy, duke i dhënë Genoas një fitore të rëndësishme përballë Venezias.
Top Channel