Juventusit i kthehet më në fund buzëqeshja. Pas 3 ndeshjeve pa fitore duke përfshirë këtu edhe barazimin ndaj Rennes në Europa League, Zonja e Vjetër mori maksimumin në sfidën e radhës në Serie A, atë ndaj Lecces në transfertë të cilën e mposhti me rezultatin 2-0.

Juventusi e mbylli në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. Vendimtar për bardhezinjtë në këtë fraksion u bë Douglas Luiz i cili fillimisht dha një asist me një fgoditje dënimi te McKennie që zhbllokoi rezultatin në minutën e 29 dhe më pas shënoi vetë golin që e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 42.

Pjesa e dytë nisi me një shans të artë për Leccen për të shkurtuar diferencën me Maleh, por pa sukses. Skuadra salentine u duk më kërkuese në këtë pjesë të dytë por nuk arriti t’i shkaktojë dëme Zonjës së Vjetër që arriti të ruajë avantazhin 2-0 të pjesës së parë dhe të marrë këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 14 pikëve duke u barazuar me Comon.

Top Channel