Liverpool vijon rritjen e tij në këtë sezon pas një starti të vështirë. Skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola regjistroi një tjetër fitore në Premier League dhe këtë radhë iu imponua Brightonit duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe tani e sheh veten mes 4 më të mirave të kampionatit.

Vetëm 17 minuta i mjaftuan Liverpool për të marrë avantazhin në rezultat 1-0 falë autogolit të Pascal Gross. Kaluan vetëm 4 minuta dhe të besuarit e Iraolës shënuan edhe golin e dytë këtë radhë me Isak për të çuar rezultatin në 2-0, që mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit me Liverpool që parakaloi Chelsea që humbi një ditë më parë në derbin londinez me Tottenham, ndërsa Brightoni mbetet në vendin e tretë të klasifikimit

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele Neëcastle fitoi në Londër ndaj Crystal Palace 2-0 falë golave të Osula e Barnes, ndërsa sfida mes Hull City dhe Brentford u mbyll me barazimit 1-1 me gola të mcBurnie me penallti për Hull City në minutën e 24 dhe Outtara për Brentford në të 63.

Top Channel