Foto/ Nisja e keqe e sezonit, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

05/12/2023 16:30

Sheffield United ka shkarkuar trajnerin Paul Heckingbottom pas nisjes së keqe të sezonit.

Vetë klubi i Premier League ka bërë me dije se renditja në fund të tabelës, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 14-të javë kampionat është bërë shkak i këtij vendimi. Heckingbottom mori përsipër drejtimin e ekipit të Sheffield në nëntor 2021, duke e në Premier League.

Ndërkohë Sheffield United bën me dije se trajneri i ri do të emërohet përpara ndeshjes së skuadrës kundër Liverpool-it, të mërkurën në mbrëmje (nesër).

“Sheffield United mund të konfirmojë se trajneri Paul Heckingbottom është liruar nga detyrat e tij. Përveç kësaj, trajnerët Stuart McCall dhe Mark Hudson, gjithashtu janë larguar nga klubi.”-shkruan klubi anglez.

Top Channel