Vendimi makabër/ Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë, akuzohen për “frikacakë” pasi braktisën pozicionet në front
Një gjykatë kryesore në Gaza është shkatërruar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, me anë të shpërthimit të fuqishëm.
Sipas disa mediave izraelite institucioni i drejtësisë u hodh në erë dy ditë më parë, ndërsa vetëm këtë të martë u shpërndanë pamjet nga Sky News.
The Times of Israel shkroi se ndërtesa u rrëzua duke përdorur shpërthime të kontrolluara. Megjithëse të dyja palët janë treguar të kursyer me detajet.
Izraeli ka nisur sulmet intensive më 7 tetor, e që prej asaj dite bombardimet nuk kanë ndalur në Gaza. Në shënjestrën e ushtrisë izraelite kanë qenë edhe spitalet e zonës më të goditur.
Autoritetet izraelite kanë pretenduar se militantët e Hamasit fshihen në bodrumet e qendrave shëndetësore, megjithëse kjo gjë është hedhur poshtë nga këta të fundit.
Top Channel